Shqipëria
Arrestohet shqiptari në Bullgari, kishte drogë me vlerë prej 800 mijë euro
Një sasi prej 37 kg heroinë është kapur së fundmi nga policia bullgare e doganave në pikën e kontrollit mbi Urën e Danubit pranë kufirit me Rumaninë.
Droga ishte e fshehur në dyshemenë e një veture të regjistruar në Itali, ndërsa ishte e ndarë në 68 pako, shkruajnë mediat shqiptare.
Sipas një deklarate nga Agjencia Kombëtare Doganore bullgare, vetura po tentonte të largohej nga Bullgaria.
Ndërsa në pranga ka rënë shoferi i automjetit, një shtetas shqiptar me qëndrim të përhershëm në Itali.
Autoritetet thanë se vlera e heroinës në rrugë do të gjeneronte rreth 800.000 euro.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë












