Lajme
Grushtohen mes veti deputetët e PDK-së dhe VV-së
Ky është rasti i dytë i përleshjeve me grushte në Kuvendin e Kosovës
Deputeti i PDK-së Latif Gashi-Lata e ka sulmuar fizikisht deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimin, ndërsa menjëherë Flirin Krasniqi ka sulmuar Bekim Haxhiun-KamishinPrishtinë. Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të enjten në Kuvendin e Kosovës ndërmjet deputetëve të dy partive rivale , atyre të Vetëvendosjes dhe të Partisë Demokratike të Kosovës. Mosmarrëveshjet ndërmjet veti, ligjvënësit i kanë zgjedhur me grushte e shkelma.Deputeti i PDK-së Latif Gashi-Lata e ka sulmuar fizikisht deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin në dalje të Kuvendit pas mbajtjes së seancës plenare, ndërsa menjëherë ka pasuar sulmi tjetër i deputetit të Vetëvendosjes, Flirin Krasniqi ndaj deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu-Kamishi.Përleshja ndërmjet Selimit e Gashit ka ardhur në kohën kur Selimi ishte duke e dhënë një intervistë lidhur me aktivitetin e SHIK-ut, ndërsa Gashit, ish pjesëtar i SHIK-ut nuk i kishte pëlqyer kjo. Ndërsa menjëherë pas këtij incidenti, ka pasur tjetri ku Pullazxhiu ka sulmuar Kamishin, duke gjakuar këtë të fundit.Ky është rasti i dytë i përleshjeve me grushte në Kuvendin e Kosovës. Përleshja e parë ka ndodhur në nomenklaturën e parë të Kuvendit të Kosovës, ndërmjet dy ish deputetëve, Fadil Gecit të LDK-së dhe Gani Kocit të PDK-së. Dy këta të fundit nuk janë pjesë e legjislativit.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












