Lajme
Sulmohet autobusi me serbë, 16 të lënduar
Në këtë sulm, sipas radios KIM, janë plagosur 16 serbë, nga të cilët dy më rëndë
Një autobus që po bartte një grup serbësh që ktheheshin nga Gazimestani është gjuajtur me koktej molotovi dhe gurë gjatë kalimit nëpër Prishtinë. Në këtë sulm, sipas radios KIM, janë plagosur 16 serbë, nga të cilët dy më rëndë.
Dejan Milanovic, nga qendra e ndihmës së shpejtë në Lapnasellë e ka konfirmuar këtë lajm. Ai ka thënë se dy të plagosurit rëndë janë transportuar në repartin e kirurgjisë në Graçanicë.
Policia ka pranuar një informatë përmes linjës telefonike se në rrugën nga Prishtina në drejtim të Veternikut, te semaforët, afër hotelit Viktoria, disa autobusë janë gjuajtur me gurë nga persona të panjohur.
Ata kanë informuar, se kanë vazhduar rrugën për në Llapnasellë, ku edhe kanë kërkuar trajtim mjekësor në ambulancën e Llapnasellës. Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje për verifikim të informacionit dhe për veprime të mëtutjeshme policore, njofton koha.net.
Në rajonin e Prishtinës policia ka ndaluar një person të dyshuar të nacionalitetit serb, te i cili gjatë kontrollit janë gjetur dy radiolidhje, një palë dylbi dhe materiale tjera. Pas kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar në fshatin Korrotisht të komunës së Artanës, policia ka konfiskuar dy revole.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pos 35 policëve të plagosur në Merdare, një incident tjetër ka ndodhur në Graçanicë, tek varrezat serbe në rrugën për në Sushicë, ku disa të rinj serb kanë gjuajtur me gurë një autobus që qarkullon në linjë të rregullt në atë relacion. Lidhur me këtë rast policia ka dalë në vend të ngjarjes, me ç’rast ka arrestuar tre persona të dyshuar si të përfshirë në këtë rast.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran
Jeta në Zvicër
-
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër Tensionet në Lindjen e Mesme dhe rritja e kërkesës gjatë sezonit turistik mund të ndikojnë në... -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor -
Kostot e kujdesit shëndetësor në Zvicër po rriten më shpejt se mundësitë financiare të qytetarëve -
Zvicra planifikon ta bëjë më të vështirë shmangien e shërbimit ushtarak -
Vala e të nxehtit po ndikon edhe në trafikun hekurudhor në Zvicër













