Shkurt.ch
Cyrihu, kryeqytet i Zvicrës?
Cyrihu është prej vitesh qendra e Zvicrës. Çdo i nënti vend pune në Zvicër ndodhet në Cyrih, aeroporti më i madh i takon Cyrihut...
Si do të dukej Cyrihu si kryeqytet i Zvicrës? Duke qenë qyteti më i madh, metropol financiar dhe kulturor i shtetit, Cyrihu fare mirë do ta zëvendësonte Bernën në pozitën e kryeqytetit, mendojnë një grup njerëzish të tubuar rreth shoqatës “dieperspektive” të cilët kanë nisur iniciativën e shndërrimit të Cyrihut në kryeqytet. Kjo inciiativë është publikuar të premten edjhe në gazetën zyrtare të Kantonit të Cyrihut dhe në të kërkohet që qeveria e kantonit ta dërgojë atë në Bernë si inciaitivë kantonale me cakun që “Cyrihu të bëhet kryeqytet i federatës”. Që iniciativa të shpallet e pranueshme, nevojitet që brenda 5 muajve të grumbullohen 6 mijë nënshkrime të vlefshme.Sipas argumentimit të bërë nga shoqata “dieperspektive”, Cyrihu është prej vitesh qendra e Zvicrës. Çdo i nënti vend pune në Zvicër ndodhet në Cyrih, aeroporti më i madh i vendit, i takon Cyrihut, ashtu sikurse edhe stacioni hekurudhor me më së shumti udhëtarë.Më tutje, Cyrihu është pika qendrore e Zvicrës në aspektin ekonomik, kulturor dhe medial. Për këto arsye, ky qytet që ka shumë më tepër banorë se secili qytet tjetër i Zvicrës, e meriton të bëhet edhe kryeqytet i federatës, mendon shoqata. “Dieperspektive” ka menduar edhe për detajet. Kështu, ajo ka propozuar edhe disa nga sheshet ku mund të vendosej Pallati i Federatës (bundeshaus). Të gjitha ato janë në afërsi të ndonjërit nga stacionet hekurudhore të Cyrihut .
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave Autoritetet zvicerane po hetojnë një lidhje të mundshme midis formulës për foshnje të kontaminuar me toksinën... -
Donacione rekord të flokëve për paruke, pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: 54-vjeçarja në gjyq për ngordhjen e maces së saj -
Fushata kundër bujqësisë OMGJ mbledh 133,000 nënshkrime në Zvicër -
Çfarë duhet të dini rreth 225,000 vendeve të lira të punës në Zvicër












