Lajme
SHBA: Mohohet shkencërisht ekzistenca e sirenava
Ja pra një deklaratë shkencore pak ca e habitshme.
“Nuk ka dëshmi për ekzistimin e humanoideve ujorë, nuk ka pasur asnjë zbulim të tillë”. Instituti shumë i njohur për seriozitetin e tij, NOAA (Administrata Nacionale e Oqeanisë dhe Atmosferës, National Oceanic and Atmospheric Administration) është detyruar të japë këtë deklaratë që ka postuar në faqen e saj.
Si është e mundur që një administratë shkencore, roli i së cilës është të publikojë raporte mbi ndryshimin e klimës, rrezikut të cunamit, papritmas fillon të mohojë ekzistencën e një legjende të lashtë, atë të sirenave, apo të zanave të detit. Byroja e Minierave të Shteteve të Bashkuara nuk lëshon njoftime për shtyp, për të thënë se ne nuk kemi zbuluar dragonj nëntokësorë, thekson gazeta “News Discovery”.
Kjo deklaratë është pasojë e difuzionit në kanalin amerikan “Planeti e Kafshëve” të një dokumentari (fiksion) mbi sirenat me titullin “Sirenat, trupi i gjetur”. “Një dokumentar i çuditshëm dhe bindës, i cili flet për ekzistencën e këtyre krijesave dhe për arsyet për të cilat ato kanë mbetur të fshehura…deri tani”, tregon kanali përgjegjës për difuzion.
Por disa skena të emisionit, duke përfshirë edhe një tingull të çuditshëm të regjistruar nën ujë, ishin të mjaftueshme për të ngjallur kureshtjen e publikut amerikan për krijesat mitike njerëzore të ujërave, si në Odise të Homerit, gjysmë peshk-gjysmë njeri. Shkencëtarët e NOAA-s janë intervistuar në lidhje me këtë dokumentar, i cili përzien informata njëkohësit të besueshme dhe të trillueshme.
Edhe pse kanali televiziv ka thënë se ishte një “science fiction”, NOAA është detyruar të publikojë një “mohim” zyrtar për t’iu përgjigjur pyetjeve të shumta të publikut. Disa shikues nuk i kanë kuptuar rregullat e zhanrit, i cilën përzien të vërtetën me imagjinatën…
Më sa duket, administrata amerikane ka bërë shumëherë deklarata për të mohuar thashethemet shkencore. Si për shembull, në janar 2012, Shtëpia e Bardhë pati qenë e detyruar të mohojë “informacionin”, i cili thoshte se Barack Obama ishte teleportuar në Mars gjatë rinisë së tij.
Gjithashtu, në nëntor 2011 ajo kishte siguruar se nuk kishte “asnjë provë për ekzistencën e jetës jashtë planetit tonë, ose që nuk kishte ndonjë informacion në lidhje me kontaktet e mundshme me krijesa jashtëtokësore”. Kjo deklaratë pati rezultuar pasi që ishin bërë dy peticione me 17.000 nënshkrime, ku i kërkohej qeverisë të japë prova për ekzistencën e krijesave jashtëtokësore.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











