Lajme
Zvicra ndihmon fshatrat e Ferizajt
Organizata zvicerane CDI ndihmon disa fshatra të Ferizajt për t’u furnizuar me ujë
Komuna e Ferizajt dhe organizata zvicerane CDI kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me të cilën disa nga fshatrat e komunës së Ferizajt do të përfshihen në rrjetin e Ujësjellësit. Sipas këtij memorandumi, fshatrat Sazli, Prelez i Muhaxherëve, Prelez i Jerlive dhe Papaz, do të bëhen me rrjet të ujësjellësit.
Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, përfaqësuesi i CDI-së, Astrit Vokshi dhe drejtori i kompanisë rajonale të ujërave “Bifurkacioni” Faton Frangu. Siç raporton gazeta “express”, nënshkruesit e kësaj marrëveshjeve janë zotuar se për jetësimin sa më të shpejt të saj, duke zgjidhë më në fund problemin e mijëra qytetarëve të këtyre fshatrave.
“Vërtet këto marrëveshje janë shumë të rëndësishme për qytetarët ferizajas, për shkak se po u zgjidhet një problem jetik i tyre, problemi i furnizimit me ujë të pijshëm”, ka thënë kryetari Aliu, duke falënderuar CDI-në dhe Qeverinë Zvicerane për të gjitha projektet që ka realizuar në qytetin e Ferizajt, duke investuar miliona euro në projekte kapitale të ujit.
Përfaqësuesi i CDI-së, Astrit Vokshi, ndërkaq ka thënë se qeveria zvicerane gjithmonë është e gatshme që të ndihmojë komunën e Ferizajt, në projekte të cilat kanë të bëjnë me rrjetin e ujësjellësit. “Ne si CDI do të ndihmojmë edhe në realizmin e projekteve të tjera. Këtë e bëjmë në mënyrë se secili qytetarë të ketë ujë të pijshëm”, ka thënë Vokshi.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën













