Shkurt.ch
Kosovari pëson djegie të rëndë nga zjarri, bartet me helikopter për në spital
Trupat e mbrojtjes së frymëmarrjes e kanë gjetur atë pa ndjenja, në banesën e mbukuar nga tymi i dendur dhe bloza. Kosovari kishte pësuar djegie të shkallës së lartë. Një helikopter i shpëtimit e ka transportuar atë në spital
Një kosovar i moshës 41 vjeçare ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në ndërtesën ku ai banon, në Hunzenschwil të Kantonit Aargau. Një helikopter i njësive për shpëtim e ka transportuar atë në spital.
Siç bën të ditur Policia e Kantonit të Aargaut, rreth orës 7.30 zjarri kishte kapluar një banesë në katin më të lartë të një ndërtese të vjetër banimi, shkruan sda.ch.
Një banor e kishte parë tymin e dendur dhe i kishte alarmuar zjarrfikësit. Ndërkohë që ekipet për fikje të zjarrit ishin angazhuar në shuarjen e zjarrit nga jashtë, trupat e specializuara për mbrojtje të frymëmarrjes e kanë lokalizuar qendrën e zjarrit në një banesë në katin e dytë, ku dhe e kanë shuar shpejt zjarrin, transmeton albinfo.ch. Në atë banesë banon një familje katër anëtarëshe nga Kosova. Ndërkohë që gruaja dhe fëmijët, ashtu sikurse edhe të gjithë banorët e ndërtesës, kishin ikur me kohë, kryefamiljari fillimisht konsiderohej i humbur.
Pak më vonë, trupat e mbrojtjes së frymëmarrjes e kanë gjetur atë pa ndjenja, në banesën e mbukuar nga tymi i dendur dhe bloza, përcjell albinfo.ch. Kosovari kishte pësuar djegie të shkallës së lartë. Një helikopter i shpëtimit e ka transportuar atë në spital.
Përveç tij, një banor tjetër është dërguar në spital me një autoambulancë me dyshimin se ka pësuar helmim nga tymi.
Banesat e kësaj ndërtese janë dëmtuar shumë ndërsa ato në katin e prekur më shumë, janë tä pabanueshme.
(Foto: Kapo Aargau)
E-Diaspora
-
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët Kompania zvicerane e fluturimit, Chair Airlines, ka sqaruar arsyet e kthimit në Aeroportin e Cyrihut të... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet













