Shqipëria
Rama injoron opozitën, vë kufje në Kuvend
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka akuzuar opozitën se po hedh lot krokodili për skemën e re të ndihmës ekonomike. Ai gjatë debatit për mocion në Kuvend deklaroi se opozita pa lidership dhe në mungesë të programit nuk jep asnjë alternativë për këtë çështje.
Sipas tij, me skemën e re të ndihmës ekonomike 18 mijë familje kanë aplikuar për herë të parë, ndërkohë që 10 mijë nga këta kanë përfituar për herë të parë, përcjell albinfo.ch.
Në përgjigje të fjalës së kryeministrit, Edi Rama, për skemën e ndihmës ekonomike, kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha se kreu i qeverisë refuzon të takojë njerëzit, ata që i ka hequr nga ndihma ekonomike, duke u shprehur se ka humbur kontaktet me popullin.
Por gjatë gjithë fjalës së liderëve të opozitës, Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit, kryeministri Edi Rama vendosi kufje në vesh, duke e injoruar atë që kishte për të thënë Lulzim Basha për skemën e ndihmës ekonomike.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka prezantuar skemën e forcës së saj politike se si mund të dalin nga varfëria familjet shqiptare. Ajo thotë se kjo realizohet duke çuar fondin e ndihmës ekonomike 2% të GDP-së, çka do të thotë që mbi 80 mijë familjeve do t’u jepen 240 dollarë në muaj nga qeveria.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit Shkeljet e shpejtësisë në autostradat zvicerane dhe kufijtë e ligjit... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike












