“Shard” në Londër, ndërtesa më e lartë në Evropë
"Shard" është një ndërtesë që do të dominojë në qiellin e Londrës me një lartësi prej 310 metrash
“Shard”, ndërtesa më e lartë në Evropë, është përuruar zyrtarisht të enjten në Londër, tri javë para fillimit të lojërave olimpike „Londra 2012“.
“Shard”, një vepër e arkitektit italian Renzo Piano, pas rreth tre vjetësh ndërtimi bëhet simbol i kryeqytetit britanik, që do të njihet në gjithë botën.
Sipas mediave britanike, rreth 540 milionë euro janë shpenzuar për ndërtimin e kësaj kulle në Londër.
Vizitorët nga kati i 72-të do të kenë shikim të papenguar në 360 shkallë në gjithë qytetin në perimetër prej 64 kilometrash.
Kjo ngjarje shënon përfundimin e pjesës së jashtme të qiellgërvishtëses, brenda së cilës punimet do të vazhdojnë rreth hoteleve, apartamenteve dhe restoranteve deri në shkurtin e vitit 2013.
Aktualisht ndërtesa më e lartë në botë konsiderohet “Burj Khalifa”, e cila gjendet në Dubai, me lartësi prej 828 metrash.
Ndërkohë francezët planifikojnë ndërtimin e kullave binjake, të larta 328 metra, të cilat do ta lënë nën hije ndërtesën Chard në Londër, e cila vlerësohet si më e larta në Evropë.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit Arben Ademi, shqiptari nga Zvicra që po lë gjurmë në industrinë e luksit me brendin ndërkombëtar... -
Turqi
Galatasaray i bën ofertë Dua Lipës për festën e titullit kampion në Stamboll -
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit Arben Ademi, shqiptari nga Zvicra që po lë gjurmë në industrinë e luksit me brendin ndërkombëtar... -
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër











