Kalendari
Zbuloni “Javën e skizofrenisë”: sëmundja dhe sfidat
Për fushatën 2018, komiteti organizues zgjodhi temën e integrimit të njerëzve të prekur nga skizofrenia në shoqëri në përgjithësi
“Ditët e skizofrenisë” synojnë të bëjnë të njohur dhe të dedramatizojnë për publikun e gjerë dhe mediat këtë sëmundje ende viktimë e shumë keqkuptimeve.
Pavarësisht nëse jeni i përfshirë në botën e psikiatrisë, ne kemi nevojë për ju, pohojnë organizatorët e këtij evenimenti.
Për të shënuar edicionin e tyre të 15-të, “Ditët e skizofrenisë” kanë rritur punën e tyre. Ngjarjet organizohen në Zvicër dhe Francë. Transmetuar në tri gjuhë, mesazhet kanë për qëllim të thyejnë tabu dhe të destigmatizojnë këtë sëmundje pranë të rinjve, publikut më të gjerë dhe mediave.
Për fushatën 2018, komiteti organizues zgjodhi temën e integrimit të njerëzve të prekur nga skizofrenia në shoqëri në përgjithësi.
Me moton “Ne të gjithë kemi një anë të çuditshme”, ne do të dëshironim që të gjithë të mendojnë për momentet kur në jetën e tyre ata kanë njohur “momente çmendurie”, pa u margjinalizuar domosdoshmërisht.
Ky slogan nuk ka për qëllim të banalizojë veçoritë e kësaj sëmundjeje, por të tregojë se çdo aktivitet kolektiv bashkon njerëz që kanë pika të ngjashme, por gjithashtu edhe dallime.
Disa njerëz janë më shumë të çrregulluar se sa të tjerët. Nuk duhet të lejojmë vetën që të jemi të destabilizuar. Ata mund të vuajnë nga skizofrenia, por si të tjerët, kanë miq, bëjnë muzikë, luajnë sport, punojnë, votojnë, e kështu me radhë.
Për më shumë info: https://schizinfo.com/
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit17 Mars 2018
- Ora09:00
- LokacioniLozanë
- Data e përfundimit14 Mars 2018 - 9:00
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













