Shkurt.ch
Zviceranët paguajnë më pak tatime
Të martuarit pa fëmijë me të ardhura prej 100,000 frangash në vit paguajnë mesatarisht 12 për qind më pak. Për ata që marrin 50,000 franga, zbritja arrin në 20 për qind
Tatimi në të ardhura ka rënë pothuajse kudo në Zvicër. Megjithatë, hendeku mes kantoneve të lira dhe të shtrenjta është edhe më i theksuar, shkruan albinfo.ch.
Të martuarit pa fëmijë me të ardhura prej 100,000 frangash në vit, paguajnë mesatarisht 12 për qind më pak, siç shkruan “NZZ am Sonntag”. Për të ardhura më të ulëta, rënia është edhe më e madhe. Mesatarisht, në 50,000 franga, ai madje arrin në 20 për qind.
Megjithatë, ekzistojnë dallime të mëdha ndërmjet kantoneve. Për shembull, barra tatimore në Zuug ka rënë nga 6,000 në nën 4.000 franga, ndërsa në Neuchâtel është tri herë më shumë, rreth 14,000 franga.
Bazeli është më i lirë, me një barrë tatimore prej 2300 frangash. Në vitin 2005, atje ishte ende 3.000 franga. Në të kundërt, ajo është rritur me gati 30 për qind, në 3,600 franga në Bernë.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













