Shqipëria
Krim në Vlorë, vret me sëpatë kushëririn për motive të dobëta
Viktima Arben Veshaj është gjetur i vdekur rreth 500 metra larg shtëpisë së tij, njofton policia. Ndërsa policia ka arritur që në kohë të shpejtë ta arrestojë dorasin.
Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Selenicë të Vlorës, ku pas një mosmarrëveshjeje, një 40-vjeçar ka goditur për vdekje me sëpatë kushëririn e tij 37-vjeçar.
Viktima Arben Veshaj është gjetur i vdekur rreth 500 metra larg shtëpisë së tij, njofton policia. Ndërsa policia ka arritur që në kohë të shpejtë ta arrestojë dorasin.
“Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se të dy shtetasit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, dhe më pas autori Dilaver Veshaj e ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës (sëpatë) shtetasin A.V., i cili për pasojë ka vdekur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2129856153967411/
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë











