Tematike
Një ndihmë efektive për zhvillim rrit emigrimin
Ndihma për zhvillim nuk e frenon emigracionin nga vendet e varfra në Zvicër. Në të kundërtën, në qoftë se është efektive, ajo hap shtigje të reja për emigrantët potencialë. Ky është përfundimi i një studimi të “Foraus”-it, një forum i pavarur që trajton çështjet për politikën e jashtme të Zvirës.
Nuk është mjerimi i padurueshëm që shtyn njerëzit të emigrojnë, por një fitim ekonomik i mjaftueshëm për të marrë përsipër rrezikun dhe koston e udhëtimit për migrim. Nisja e zhvillimit ekonomik të një vendi ka tendencë të rritë emigrimin: shtresat e reja të mesme të vendeve në zhvillim përfaqësojnë një potencial të madh për emigracionin.
Ky fenomen quhet “xhunga e migrimit”, nuk ka ende një jehonë në debatet rreth migrimit, vë në dukje “Foraus” në studimin e tij lëshuar të enjten. Qeveria federale dhe partitë politike injorojnë këtë sfidë qendrore: potencial shumë i madh i migracionit i lidhur me zhvillimin ekonomik në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, një temë e rëndësishme për politikat migratore të ardhshme.
Nuk është në pyetje ndihma për këto vende
“Foraus” nuk vë në pyetje ndihmën për zhvillim. Ky studim vë në dyshim besueshmërinë e argumenteve të qeverisë federale, e cila premton përfitime në aspektin e komunikimit, duke argumentuar se ndihma për zhvillim zbret imigracionin.
Sipas “Foraus”, kjo strategji është e rrezikshme: ajo krijon shpresa të rreme, duke premtuar një zbritje të shpejtë në emigracionin. Qeveria federale ka krijuar shpresa të ekzagjeruara në lidhje me aftësinë e Zvicrës për rregullimin e migracionit, thuhet në këtë studim.
Nga ana tjetër, ekziston rreziku që ndihma për zhvillim nuk është përdorur për uljen e varfërisë, qëllimin e saj parësor, por për të rregulluar flukset e migracionit. Burimet e investuara në rajon duhet të jenë në përputhje me potencialin e saj të zhvillimit dhe jo në bazë të ” potencialit të saj të mundshëm” të emigracionit në Zvicër.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor











