Shqipëria
Marrëveshje 8.2 milionë euro në mes Shqipërisë dhe Zvicrës
Zv.kryeministrja Senida Mesi është takuar me Ruth Huber, Shefe e Departamentit për Bashkëpunimin me Evropën Lindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Zvicrës
Shqipëria dhe Zvicra kanë nënshkruar sot dy marrëveshje me vlerë 8.2 milionë euro për qeverisjen vendore dhe zhvillimin ekonomik.
Zv.kryeministrja Senida Mesi është takuar me Ruth Huber, Shefe e Departamentit për Bashkëpunimin me Evropën Lindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njofton Top Chanel.
Në takim, Mesi dhe Ambasadorja Huber bashkëbiseduan edhe për mbështetjen e Qeverisë Zvicerane lidhur me rastet e emergjencave civile dhe fatkeqësive natyrore.
Pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve, në fjalën e saj përshëndetëse, ZëvendësKryeministrja Mesi duke theksuar bashkëpunimin afatgjatë dhe më shumë se 25 vjeçar të Shqipërisë me qeverinë zvicerane, u ndal tek 2 projektet duke i cilësuar ato si shumë të rëndësishme dhe duke nënvizuar faktin se në fazat e mëparshme kanë rezultuar shumë të suksesshme.
Zv. kryeministrja ndër të tjera duke shprehu falënderim të veçantë për Strategjinë e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri për vitet 2018-2021që u prezantua para pak kohësh, dhe theksoi se bashkëpunimi afatgjatë mes 2 vendeve është një dëshmi e qartë se qeveria zvicerane është pikërisht aty për të ndihmuar dhe mbështetur Shqipërinë në të gjithë nismat e saj dhe kjo e fundit është e angazhuar plotësisht në përmbushjen e objektivave.
Ndërsa ambasadorja Ruth Huber, duke përgëzuar reformat e Shqipërisë të arritura deri më tani nëpërmjet mbështetjes zvicerane dhe ndërkombëtare si ajo e Reformës Territoriale dhe Administrative, tha: ““Kam kënaqësinë të jem sot këtu dhe të nënshkruajmë me ju 2 marrëveshje për 2 projekte të financuara nga Zvicra. Në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), ne jemi gjithmonë të lumtur të bashkojmë forcat dhe përpjekjet me qeveritë mike. Për më tepër, që Shqipëria është për ne një prej 4 shteteve prioritare”.
Shqipëria është një shtet prioritar në bashkëpunimin ndërkombëtar zviceran. Ndërsa aktualisht, Zvicra ngelet një prej donatorëve bilateral më të mëdhenj për vendin tonë.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël











