Shqipëria
Katërfishohet numri i shqiptarëve që marrin nënshtetësinë italiane
Shifrat e 2016-tës katërfishohen krahasuar me 2012 ku janë bërë italianë vetëm 9.493 shqiptarë. Nga viti në vit rritja ka qenë e pashmangshme
Shqiptarët në Itali po marrin gjithnjë e më shumë nënshtetësinë italiane, dhe sipas të dhënave të Institutit italian të Statistikave, tashmë ka ndryshuar trendi, nuk bëhet fjalë për martesa me italianë për të marrë këtë dokument, por gjatësia në kohë e qëndrimit.
Vetëm në 2016-tën janë betuar për besnikëri ndaj Kushtetutës italiane 36.920 shqiptarë, thotë Instat. E gjitha kjo ka çuar në uljen e numrit të shqiptarëve me dokumentin e qëndrimit që është nën 450 mijë, raporton “TCH”.
Më saktësisht, komuniteti shqiptar në Itali, me leje qëndrimi, është rritur nga viti në vit deri në fillim të 2013, kur kaloi gjysmë-milioni, 502.546. Nga atëherë është vënë re një reduktim për të arritur në 441.838 persona në 1 janar 2017, përcjell albinfo.ch.
Pikërisht në të njëjtën periudhë të reduktimit të komunitetit shqiptar me leje qëndrimi, është rritur dhe numri i atyre që bëhen qytetarë italianë.
Shifrat e 2016-tës katërfishohen krahasuar me 2012 ku janë bërë italianë vetëm 9.493 shqiptarë. Nga viti në vit rritja ka qenë e pashmangshme.
Pra, referuar shifrave zyrtare deri në fund të 2016-tës numri gjithsej i shqiptarëve që kanë marrë nënshtetësinë italiane kalojnë 150 mijë persona.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë













