Lajme
Kushtetuesja arsyeton vendimin për Jahjagën
Gjykata Kushtetuese: Gjithë populli i Kosovës pret që Jahjaga do të jetë presidentja e tyre gjatë pesë vjetëve të ardhshme
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dërguar një raport prej 42 faqesh, ku shpjegon dhe arsyeton vendimin e saj për mandatin 5-vjeçar të Atifete Jahjagës në krye të shtetit. Kushtetuesja hedh poshtë marrëveshjen politike për zgjedhje të reja presidenciale, duke arsyetuar se Jahjaga ka mandat 5-vjeçar.
Sipas gjykatës, të cilin e citon RTK, Jahjaga me 7 prill të vitit të kaluar ka marrë besimin e shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta drejtuar shtetin në mandat pesëvjeçar. Vendimi për këtë mandat, sipas Gjykatës, i është dërguar Kryesisë së Kuvendit, Qeverisë dhe Arkivit të Kosovës.
“Mbështetur në këtë vendim, Kushtetuesja ka nxjerrë përfundimin se ndërprerja e parakohshme e mandatit të presidentes, e shkaktuar nga futja e sistemit të ri zgjedhor, pakëson të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës”, thuhet në vendim të gjykatës.
Kjo e fundit thotë se “gjithë populli i Kosovës pret që ajo të jetë presidentja e tyre gjatë pesë vjetëve të ardhshme”.
Atifete Jahjaga, një ish-eprore e policisë së Kosovës erdhi në krye të shtetit pas një marrëveshje politike ndërmjet Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Behgjet Pacollit në prill të vitit të kaluar. Ajo ishte e preferuara e ambasadorit amerikan Chrisopher Dell, ndërsa sipas marrëveshjes, ajo do të ushtronte detyrën e presidentit deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme që të pasonin pas ndryshimeve kushtuese.
Ndryshimet në Kushtetutë parashikojnë edhe zgjedhje të jashtëzakonshme dhe të drejtpërdrejta për president. Isa Mustafa i LDK-së, ndërkaq ka kërcënuar se nëse Jahjaga vazhdon mandatin e saj, ai nuk do t’i votojë ndryshimet kushtuese. Këto të fundit përcaktojnë edhe fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë nga ana e ICO-së.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026













