Shkurt.ch
U gjetën të vdekur 3 nga 5 personat e përfshirë nga orteku
Viktimat janë shtetas spanjollë. Dy të tjerë ishin gjetur të gjallë, me lëndime të lehta ditën e djeshme, të shtunën dhe ishn dërguar në spital
Tre nga pesë personat që dje ishin përfshirë nga orteku në një pikë në mes të lokaliteteve Fiesch dhe Fiescheralp të Valisit, janë gjetur të vdekur, vërteton Policia Kantonale e Valisit.
Dy të tjerët ishin gjetur të gjallë, me lëndime të lehta ditën e djeshme, të shtunën dhe ishn dërguar në spital.
Policia po ashtu bën me dije se tri viktimat janë shtetas të Spanjës.
Sipas Policisë, grupi i përmendur ishte nisur në mëngjesin e të shtunës nga Konkordiahütte në drejtim të Fiescheralp, transmeton albinfo.ch. Kur ishin duke u ngjitur në zonën “Ober Tälli”, nga lartësia prej 2450 metrash qe shkëputur një ortek, i cili kishte përfshirë me vete gjithë grupin prej pesë vetash.
Pjesëtarët e një grupi tjetër po e vështronin nga larg ortekun dhe e alarmuan menjëherë Policinë Kantonale të Valisit, e cila pastaj nisi kërkimin për të gjetur viktimat.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime Një skandal i ri po trondit ushtrinë zvicerane, kësaj radhe lidhur me armët e dorës. Pistoletat... -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia -
Zvicra mbështet fuqishëm përpjekjet e çminimit në Kosovë











