Shqipëria
Rama: Nuk ka tërheqje për Rrugën e Kombit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë me gazetarë e konsideroi “stuhi në gotë” atë që ndodhi në Rrugën e Kombit, duke theksuar se nuk do të tërhiqen nga projekti për pagesa. Ai tha se dizinformimi dhe manipulimi i opinionit publik ka triumfuar mbi shpjegimet që janë dhënë.
“Të tërhiqesh nuk është asnjëherë e paudhë. Këtu nuk ka asnjë tërheqje për të bërë, por thjesht ka nevojë për të luftuar dezinformimin. Më vjen shumë keq që në këtë proces, pasi kjo kontratë është e nënshkruar prej dy vjetësh, pasi një vit që kompania ka filluar punën dhe ka bërë goxha punë dhe ngrihet një furtunë në gotë dhe ndizet benzinë mbi pronën e përbashkët dhe një investim që duhet ta dëmshpërblejë përsëri buxheti i përbashkët. Në këtë fushatë dezinformimi mund të kishim bërë më shumë.
Kur këto investime sulmohen dhe digjen nga vandalë, sigurisht që kush ka bërë investime, i kërkon paratë nga shteti. Kjo nuk ka nevojë të parashikohet në kontratë”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë













