Shkurt.ch
Dënohet shtetasi maqedonas që deshi t`i vriste policët zviceranë
Ngjarja kishte ndodhur pasditen e 02 qershorit të vitit të kaluar, në dalje të autostradës në Nyon, ndërsa policët kanë shpëtuar nga më e keqja vetëm falë aftësive të tyre për të reaguar
Gjykata rajonale në La Côte të Zvicrës e ka konfirmuar veprën penale “tentimvrasje” të një shtetasi maqedonas me vendbanim në Lyon të Francës, ndaj policëve të Kantonit Vaud.
Gjashtë vite burg dhe ndalesë prej 15 vitesh për të hyrë në territorin zviceran. Ky është dënimi i cili i është shqiptuar një vozitësi me shtetësi maqedomase, i cili pa patentë shoferi dhe nën ndikim të lëndëve narkotike, me qëllim ka dashur t`i godasë dy policët nga Kantoni Vaud.
Ngjarja kishte ndodhur pasditen e 02 qershorit të vitit të kaluar, në dalje të autostradës në Nyon, ndërsa policët kanë shpëtuar nga më e keqja vetëm falë aftësive të tyre për të reaguar shpejt dhe sigurt, shkruan “Le Matin”, përcjellë albinfo.ch.
Dy bashkudhëtarët e tij të moshës 26 dhe 28-vjeçare, janë dënuar me 28, gjegjësisht 20 muaj burg (prej të cilave, me nga dhjetë me kusht). Ndaj tyre gjithashtu është paraparë urdhërdëbim, ndërsa pala mbrojtëse ka paralajmëruar ankesë.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet Pas 40 vitesh në Zvicër, një francez 60-vjeçar duhet të largohet nga vendi. Gjykata Federale konfirmoi... -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre -
Vala e të nxehtit në Zvicër pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten













