Kosova
Veseli: Fundi i vitit na gjen pa viza
Ai shprehet po ashtu optimist se deri në fund të vitit do të kenë edhe vendimmarrje të përfunduar për krijimin e ushtrisë së Kosovës
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli beson se fundi i vitit do t’i gjejë qytetarët e Kosovës me liberalizim të vizave, si gjithë qytetarët e tjerë të vendeve të evropiane. Këtë ai e ka thënë në një intervistë të gjatë që ka dhënë për agjencinë e lajmeve Kosovapress.
Kreu i Kuvendit dhe PDK-së, shprehet optimist se deri në fund të vitit do të kenë edhe vendimmarrje të përfunduar për krijimin e ushtrisë së Kosovës.
“Unë besoj se fundi i këtij viti do të na gjejë me liberalizim të vizave për qytetarët tanë, fundi i këtij viti do të na gjejë në një proces shumë më përpara drejt vendit kandidat në BE, fundi i këtij viti do të na gjejë me një vendimmarrje ndoshta edhe të përfunduar për ushtrinë e Kosovës, fundi i këtij viti do të na gjejë me hapat që janë marrë në reformat ekonomike dhe juridike që vendi jonë, qytetarët tanë të gjejnë përspektiva për të jetuar e jo të gjejnë alternativa në vendet e huaja”, tha Veseli.
Kreu i Kuvendit thotë se do të punojnë që të kenë konsensus në këto tema, sikurse kishin për demarkacionin të cilin e kaluan më 21 mars.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë Qeveria federale ka analizuar disa masa për ta luftuar këtë fenomen, përfshirë përdorimin e “radarëve të... -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet











