Shkurt.ch
Dy zviceranë humbin jetën nga shembja e dheut
viktimat janë burrë e grua nga Zvicra, makina e të cilëve është goditur nga masa e shkëmbinjve që kanë rënë nga shembja e kodrës. Ndërkohë, autoritetet janë në kërkim edhe të viktimave tjera eventuale nga kjo shembje
Shembja e dheut nga një kodër skaj rrugës në lokalitetin Val Vigezzo në Itali, afër Domodosola-s, në afësi të kufirit me Zvicrën, ka marrë dje jetën e dy qytetarëve zviceranë.
Siç ka shkruar agjencia italiane e lajmeve ANSA, viktimat janë burrë e grua nga Zvicra, makina e të cilëve është goditur nga masa e shkëmbinjve që kanë rënë nga shembja e kodrës. Ndërkohë, autoritetet janë në kërkim edhe të viktimave tjera eventuale nga kjo shembje.
Ekipet shpëtimtare me qenë policorë kanë kërkuar nëse ka makina të tjera të mbuluara nga dheu, transmeton albinfo.ch. Po ashtu shembja ka goditur edhe linjën hekurudhore në mes të Locarnos (Zvicër) dhe Domodosola-s, Itali. Për shkak të dëmeve që ka pësuar, kjo linjë mbetet e bllokuar për një kohë të pacaktuar.
Mediet italiane dhe zvicerane shkruajnë për mllefuin e qytetarëve të regjionit, të cilët kërkojnë prej vitesh që shteti të ndërhyjë për të forcuar masat e sigurisë në këtë rrugë. Ajo tashmë disa herë është goditur nga shembja e dheut dhe kjo ka rezultuar me viktima në njerëz.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet Pas 40 vitesh në Zvicër, një francez 60-vjeçar duhet të largohet nga vendi. Gjykata Federale konfirmoi... -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre -
Vala e të nxehtit në Zvicër pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten















