Shkurt.ch
7 vjet burg kosovarit për dhunimin e austriakes
Ai e kishte kryer këtë akt në kohën kur sapo ishte liruar nga burgu me një dënim me kusht për shkaktim lëndimi të rëndë
Gjykata e landit në Linz të Austrisë i ka shqiptuar dënimin me 7 vjet burg një kosovari 24 vjeçar i cili kishte dhunuar një femër të re austriake në regjionin e Linzit.
Sipas akuzës, në korrik të vitit të kaluar kosovari i ri kishte bërë dhunim seksual mbi gruan e re, e cila që nga ajo kohë është e traumatizuar rëndë.
Dhunuesi e kishte bërë këtë akt në kohën kur sapo ishte liruar nga burgu me një dënim me kusht. Ai ishte duke mbajtur dënimin me 2 vjet burg për shkaktim të lëndimit të rëndë trupor. Nga koha e kryerjes së dhunimit seksual ai sërish ndodhet në burg, njofton nachrichten.at.
Në procesin gjyqësor, kosovari e ka mohuar veprën. Nga ana tjetër, prokuroria është ankuar se dënimi i shqiptuar është tepër i ulët.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Fushata kundër bujqësisë OMGJ mbledh 133,000 nënshkrime në Zvicër Një aleancë që qëndron pas një iniciative për të mbrojtur ushqimin zviceran nga organizmat e modifikuar... -
Çfarë duhet të dini rreth 225,000 vendeve të lira të punës në Zvicër -
Varfëria e “fshehur”, Bazeli kontakton drejtpërdrejt me nevojtarët -
Qiramarrësit e Gjenevës mund të kenë akses më të lehtë në pronësinë e pronës -
Hochdorf, Lucernë: 6 shtetas të Kosovës akuzohen për 161 vjedhje












