Shqipëria
Protestuesit në Elbasan djegin goma në mes të rrugës
Përveçse kanë bllokuar rrugën në rreth-rrotullimin e Bradasheshit, protestuesit kanë hedhur tymuese dhe kanë djegur goma
Bllokimi i rrugës, ashtu siç ishte paralajmëruar nga opozita, ka ndodhur edhe në Bradashesh të Elbasanit.
Me qindra persona, në prani edhe të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë bllokuar këtë aks mjaft të rëndësishëm, jo vetëm për qytetin e Elbasanit, por për të gjithë juglindjen, shkruajnë mediat shqiptare.
Përveçse kanë bllokuar rrugën në rreth-rrotullimin e Bradasheshit, protestuesit kanë hedhur tymuese dhe kanë djegur goma, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, për të qenë së bashku me protestuesit, kreu i opozitës Lulzim Basha zgjodhi të ishte në Vorë. Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij, ndërsa për disa momente zgjodhi të ulej “gju më gju” më popullin.
Në një reagim për mediat Basha u shpreh se do të jenë qytetarët ata që do të vendosin për mënyrën sesi do të protestojnë dhe se opozita do jetë gjithmonë pas tyre.
“Policia e privatizuar e Ramës do t’i kthehet popullit. Protesta jonë nuk është e paligjshëm, i paligjshëm është shteti privat kriminal i Ramës, nuk do kërkojmë kurrë leje për një protestë të ligjit. Unë jam në krah të qytetarëve dhe opozita është në krah të qytetarëve, ky është shtet që burgos popullin dhe lë të lirë kriminelët, shtet rrethim për 23 kuksianë sikur të ishin terroristë, të gjithë kriminelët të lirë, shkoni shikoni shtëpinë e Tahirit dhe kriminelëve dhe shikoni shtëpitë e atyre që janë në burg sot”, tha Basha.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit











