Kosova
Thaçi kërkon unitet politik për dialogun me Serbinë
Liderët pjesëmarrës janë shprehur në favor të konsensusit për dialogun me Serbinë, derisa paraprakisht janë prezantuar edhe skenarët e mundshëm për atë që është quajtur ‘Finalja e Madhe” mes Kosovës dhe Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar për rrezikun e, siç ka thënë ai, ‘riciklimit të krizave të reja në Ballkan’¸nëse nuk përmbyllet tema e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Një deklaratë të tillë Haradinaj e ka bërë në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ku paraprakisht ai është treguar i ashpër me BE-në, që, sipas tij, po tregohet e ngadaltë me çështjen e dialogut Kosovë – Serbi. Njohja e ndërsjellë, sipas Haradinajt, është opsioni i vetëm.
Ndërsa, presidenti Hashim Thaçi, në fjalën e tij, tha se ka një urgjencë kohore që marrëveshja ligjërisht obligative të arrihet këtë vit. Kjo marrëveshje, sipas Thaçit, përveç që duhet t’i hapë rrugë integrimit në BE, duhet të nënkuptojë edhe njohje nga 5 vendet e BE-së.
E, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Beogradi zyrtar dëshiron që ta bosnjëzojë Kosovën, ndërsa ‘’Moska përmes saj dëshiron rusizimin e Kosovës’’. Kurti ka thënë se Kosova s’mund të humbasë kohë vetëm për shkak të dialogut.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se problemi i Serbisë ndaj Kosovës është territorial.
Liderët pjesëmarrës janë shprehur në favor të konsensusit për dialogun me Serbinë, derisa paraprakisht janë prezantuar edhe skenarët e mundshëm për atë që është quajtur ‘Finalja e Madhe” mes Kosovës dhe Serbisë.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë Qeveria federale ka analizuar disa masa për ta luftuar këtë fenomen, përfshirë përdorimin e “radarëve të... -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet












