Shkurt.ch
11-veçari hip në aeroplan pa pasaportë dhe pa biletë!
Në prag të Lojërave Olimpike, një 11-vjeçar futet në aeroplan nga Manchesteri për në Romë pa asnjë kontroll
Një fëmijë anglez 11-vjeçar, Liam Corcoran, i ka ikur heshtazi nënës së tij derisa ishin duke bërë së bashku shoping të martën pasdite. Djaloshi kishte vendosur ta realizojë një aventurë duke arritur të shkojë në aeroport dhe prej nga aty kishte arritur ta mashtrojë vigjilencën e kontrollorëve të sigurisë si dhe të personelit të aeroportit.Pa dyshim se fakti që aeroporti ka qenë i stërmbushur me udhëtarë i ka ndihmuar atij që ta realizojë këtë udhëtim pa farë kontrolli. Ai ka arritur të futet në aeroplan duke u përzier me një familje që udhëtonte dhe kështu që as ekuipazhi nuk e ka vërejtur se ai ishte pasagjer klandestin.Janë udhëtarët që e kanë lajmëruar prezencën e tij në mes të fluturimit. Në fakt, ai ishte shumë llafazan dhe nuk ndalej së foluri duke iu treguar të tjerëve se donte të ikë nga shtëpia e tij, ka treguar një udhëtare.Liam nuk ka lëvizur nga aeroplani, pasi që po me të njëjtin aeroplan është kthyer për në Manchester, ku e priste e ëma e tij. Incidenti në fjalë ndodh në një moment kritik kur 2 milionë persona priteshin në Britani të Madhe për Lojërat Olimpike që startuan zyrtarisht të premten në mbrëmje.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës













