Shkurt.ch
E lirojnë nga burgu, refuzon të shkojë në shtëpi!
Para pak ditësh Rodney Valentine qe liruar nga burgu, por në vend se të shkojë në shtëpi, ai këmbëngulë të qëndrojë te dera e burgut, deri sa policia, për shkak të shkeljes së rendit publik, e arreston sërish!
Rodney qe burgosur më 22 maj për shkaktim dëmesh materaile dhe mbahej në një burg në Karolinën Veriore, SHBA. Dy muaj më vonë ai duhej të lirohej. Por, kur i kishin thënë të dilte, ai së pari e kishte pyetur sherifin nëse mund ta bartte deri në motelin më të afërm. Ky i fundit kishte refuzuar, duke i thënë se ai mund të merrte një taksi.
Pas kësaj, Valentine vendosi të mos shkonte askund por të qëndronte te hyrja e burgut, përkundër kërkesës së drejtorisë që të lironte vendin.
Pas disa orësh shtyrjeje, gardianët “dorëzohen” dhe e arrestojnë sërish Valentinin, kësaj radhe për prishje të rendit. Për të dalë nga burgu ai duhet të paguajë një kaucion prej 500 dollarësh, ka shkruar “New York Daily”. Më 9 gusht Valentine do të dalë para gjyqit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih










