Shkurt.ch
Papunësia e të rinjve rritet në Zvicër
Numri i të rinjve të papunë të moshës 15 - 24 vjeç është rritur gjatë korrikut për 12 për qind
Gjatë muajit korrik, numri i të papunëve në Zvicër ka mbetur relativisht i ulët. Sikur muajin e kaluar, kuota e të papunëve ka mbetur në 2.7 për qind. Megjithatë, papunësia e të rinjve u rrit ndjeshëm.
Në qendrat rajonale të punësimit (RAV), deri në fund të korrikut janë regjistruar si të papunë 116.294 persona.
Për më tepër, shkalla e papunësisë është raportuar të jetë dukshëm më e lartë në Zvicrën Perëndimore dhe Ticino me 3.9 për qind në krahasim me atë të pjesës gjermano-folëse, ku është regjistruar 2.2 për qind.Numri i të rinjve të papunë të moshës 15 – 24 vjeç është rritur gjatë korrikut për 12 për qind.
“Krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar bëhet fjalë për një rritje prej mbi 9 për qind”, njofton Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO).
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës













