Lajme
Mërgimtarët rrisin rrëmujën para sporteleve të MPB-së
Sezoni i verës, pushimet verore dhe qëndrimi i mërgimtarëve ka shtuar numrin e qytetarëve të cilët aplikojnë për dokumente biometrike. Rrëmujën më të madhe e krijojnë aplikuesit pa termin të caktuar dhe procedurat dhe shlyerja e fletëpagesave të nevojshme për aplikim.
“Ishim të paralajmëruar dhe mbaruam punë. Më shumë po presim rend për ta bë pagesën se sa për tu fotografuar. Kallaballëk i madh nëpër banka”.
“Mbaruam pa probleme krejt është në rregull”.
“Gjysmë ore kam prit për të marrë dokumentin, Të hënën e kaluar kam dorëzuar dhe më than të vij të hënën e ardhshme. Tani edhe maturantët të cilët po regjistrohen nëpër gjimnaze po nxjerrin certifikatat e tyre pastaj pushimet vjetore dhe ndodh të pritet pak më shumë” thonë qytetarët.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme shprehen se në sezonin veror gjithnjë vërehet një numër i shtuar i qytetarëve të cilët aplikojnë për dokumente të udhëtimit. Ata thonë se shërbimet e tyre po angazhohen për tu dalë në ndihmë qytetarëve.
“Shërbimet e dokumenteve pranë ministrisë së punëve të brendshme edhe gjatë këtij sezoni veror po përballen me një numër të shtuar të qytetarëve të civilët aplikojnë për marrjen e pasaportave të reja biometrike, veçanërisht shtetasit të cilët e shfrytëzojnë periudhën e pushimit vjetorë të kthehen në vend dhe në atë periudhë derisa qëndrojnë në republikën e Maqedonisë të nxjerrin dokumentet e reja. Shërbimet i kanë kapacitetet e mjaftueshme që tu dalin ndihmë kërkesave të tyre mirëpo ndodh që të paraqitet rrëmujë sepse ndonjëherë qytetarët edhe pa caktuar termin nëpërmjet linjës telefonike mërgimtarët tanë paraqiten drejt nëpër sportele për tu fotografuar për dokumente të reja” thotë zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski.
Sipas Kotevskit MBP ka dhënë një orientim deri te shërbimet përkatëse që të mos i kthejnë qytetarët të cilët kanë vendosur që të aplikojnë edhe pa u lajmëruar nëpërmjet të linjës telefonike për dokumente të reja personale kështuqë në afat sa më të shkurtë sipas tij do t’u dilet në ndihmë. (s.m/gazeta lajmi )
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës










