Shkurt.ch
Spitali i Cyrihut sërish lejon synetinë e fëmijëve
Pas një pezullimi trijavor, Spitali Pediatrik në Cyrih vendosi të aplikojë synetin e fëmijëve për motive fetare
Më 19 korrik, drejtoresha e Departamentit të Urologjisë të Spitalit të Fëmijëve kishte paralajmëruar për pezullimin e përkohshëm të çdo syneti të fëmijëve të cilët nuk e gëzojnë ende moshën e pjekurisë. Mirëpo, të premten i njëjti spital e ka pezulluar këtë ndalesë, duke rikthyer sunimetimi për çështje fetare“Syneti i fëmijëve për çështje mjekësore do të kryhen sërish. Çdo rast do të ekzaminohet në mënyrë individuale. Bëhet sidomos fjalë për garantimin e mirëqenies të fëmijës dhe të informuarit mirë të prindërve”, thuhet në një komunikatë për media lëshuar nga Spitali Pediatrik.Pezullimi i synetisë, kishte hyrë në fuqi pas që Gjykata e Kolonjës (Gjermani) e kishte vlerësuar se ky lloj operacioni, i kryer mbi fëmijët, për çështje fetare, hynte në kategorinë e goditjeve si dhe lëndimeve të qëllimshme, madje siç thuhej, mund të ndëshkohej me ndjekje penale.Duke u fiksuar se ky lloj operacioni mundet të pasojë me procedura penale, Spitali i Fëmijëve në Cyrih kishte vendosur të angazhojë një komision për të vlerësuar aspektet etike si dhe juridike të kësaj tematike.Sipas një vlerësimi të Ministrisë së Drejtësisë të Kantonit të Cyrihut, ka shumë pak gjasa që një mjek të ndiqet para drejtësisë për arsyeje të kryerjes së synetit të një djaloshi të ri, dhe përpos faktit se një operacion i tillë mbi një fëmijë, i cili nuk është ende në gjendje të vendosë me mprehtësi, do të mundë të konsiderohet si lëndim trupor i lehtë.Ndërsa sikurse që të kërkohet vendimi i sovranit, atëherë thuhet se synetia vështirë të kalojë në kaloj në votim. Sipas një sondazhi të realizuar nga e përditshmja “20 Minutes”, mbi 64 për qind e lexueseve janë shprehur në favor të ndalesës së synetisë për motive fetare.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Fushata kundër bujqësisë OMGJ mbledh 133,000 nënshkrime në Zvicër Një aleancë që qëndron pas një iniciative për të mbrojtur ushqimin zviceran nga organizmat e modifikuar... -
Çfarë duhet të dini rreth 225,000 vendeve të lira të punës në Zvicër -
Varfëria e “fshehur”, Bazeli kontakton drejtpërdrejt me nevojtarët -
Qiramarrësit e Gjenevës mund të kenë akses më të lehtë në pronësinë e pronës -
Hochdorf, Lucernë: 6 shtetas të Kosovës akuzohen për 161 vjedhje












