Shkurt.ch
Gjermanët nuk i tërheqin paratë nga Zvicra
Kryetarja e Konfederatës së Zvicrës , Evelyne Widmer-Schlumpf nuk ka vërejtur asnjë shenjë të ikjes së kapitalit gjerman nga Zvicra drejt Singapurit Nga bankat zvicerane nuk është vërejtur ikje e klientëve gjermanë pas publikimit të një CD-je, e cila ka bërë transparent disa afaristë nga Gjermania, që i kanë ikur tatimit në vendin e tyre. Kështu shkruajnë mediat gjerman duke iu referuar intervistës së Kryetares së Konfederatës së Zvicrës, Evelyne Widmer-Schlumpf.Ajo thotë se bankat janë angazhuar që mos të kryejnë më transfere të tilla të parave për arsye fiskale, në një intervistë botuar të shtunën në “Aargauer Zeitung” si dhe në “Südostschweiz”. Marrëveshja fiskale me Gjermaninë, sipas saj, është përpiluar në mënyrë të tillë që “të ardhurat të mos transferohen kudo, por të taksohen këtu, dhe në kushte të pranueshme”, ka nënvizuar ajo.Sipas saj, ka pasur tentative që të krijohet konfuzion me informatat që kanë dal në shtypi mbi blerjen e CD-ve që përmbanin emrat e gjermanëve që kinse i kanë ikur organeve tatimore në shtetin e tyre“Me marrëveshjen tatimore, atyre do t’iu jepet mundësia që në një të afërme të munden ta nënshtrojnë pasurinë e tyre për tatim, dhe në mënyrë të drejtë. CD-të e të dhënave nuk kanë më asnjë vlerë, nëse teksti në fjalë hyn në fuqi. Pasuritë e Gjermanëve në Zvicër do të taksohen pastaj”, nënvizon presidentja e Konfederatës.Nëse Gjermania, sipas saj, e refuzon marrëveshjen, atëherë Berlinit zyrtar, sipas saj, i mbetet mundësia që të hulumtojë mbi raste të dyshimta përmes ndihmës ndërshtetërore administrative. “Dhe se tjetra mundësi për të zbuluar deliktet tatimore është blerja e CD-ve (me të dhëna) që legalisht janë të dyshimta”, thotë Schlumpf, sipas të cilës, gjermanët duhet të mendojnë mirë se çka dëshirojnë.Zvicra, sipas saj, nuk bashkëpunon në asnjë ndihmë administrative kur kërkesat janë të bazuara në të dhëna të vjedhura. “Vlerësimi i një kërkese nëse ajo bazohet në të dhëna të vjedhura merr kohë, mirëpo kjo është e mundur”, thotë Widmer-Schlumpf.
Siç thuhet në intervsitë, para nga perspektiva e Schlumpf-it, marrëveshja tatimore me Gjermaninë ofron mundësinë më të mirë për të garantuar taksimin e të gjitha llogarive të qytetarëve gjerman në Zvicër.
“Ne duhet të zgjedhim në një mënyrë apo në një tjetër çështjen e abuzimit të sekretit bankar: ne nuk dëshirojmë më në Zvicër pasuri të huaja të padeklaruara”, rikujton ajo.
E-Diaspora
-
Amerikë
Robert Lulgjuraj, shqiptari që synon një vend në Kongresin Amerikan Prokurori me origjinë shqiptare shpall kandidaturën për Distriktin e 10-të në Michigan në zgjedhjet e vitit... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Turqi
Galatasaray i bën ofertë Dua Lipës për festën e titullit kampion në Stamboll -
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj”
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës takon Presidentin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Forcohen marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi ndërparlamentar, me fokus edhe rolin e diasporës në Zvicër... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme












