Jeta në Zvicër
Anulohet koncerti me dy raperët urrejtënxitës
"Kjo për shkak të zhvillimit të papritur dhe përshkallëzimit të debatit lidhur me dy artistët gjatë ditëve të fundit"
Tekste antisemitike dhe kundër grave: dy reperët gjermanë Farid Bang dhe Kollegah nuk mund të vijnë në Zvicër, pasi dy reperët ishin ftuar në “Festivalin Shqiptar” më 5 maj në BBC-Arena të qytetit zviceran Schaffhausen
Në komunikatën e lëshuar nga vetë shoqata “Alba” që organizon festivalin Shqiptar thuhet veç tjerash: “Pas bisedimeve intensive me autoritetet dhe partnerët e festivalit dhe jo më pak për shkaqe sigurie, komiteti organizativ ka vendosur të heqë dorë nga ky koncert. Kjo për shkak të zhvillimit të papritur dhe përshkallëzimit të debatit lidhur me dy artistët gjatë ditëve të fundit, debat ky që është shpërfaqur edhe përmes kritikës së ashpër ndaj organizatorëve kundër paraqitjes së planifikuar të tyre në Zvicër. Shoqata distancohet nga debati mbi artistët e kontestuar”, thuhet veç tjerash në komunikatën e shoqatës “Alba”.
—–
Pas negociatave intensive të zhvilluara gjatë dy ditëve të fundit, fondacioni NHTLZ që ka bërë kontraktimin e qirasë me sallën “BBC-Arena” i ka sugjeruar shoqatës kulturore shqiptare “Alba” që të anulojë koncertin e dy reperëve të kontestuar si antisemitë, nga Gjermania.
Kështu shkruante gazeta “Schaffhauser Nachrichten” duke iu referuar fondacionit të përmendur, sipas së cilit, gjasat janë të mira që koncerti të anulohet.
NHTLZ pra edhe në cilësinë e financuesit e bën këtë sugjerim, duke kërkuar që vetë festivali “Albanian Festival” në Schaffhausen të mbahet, si një kontribut me vlerë për integrim dhe këmbim ndërkulturor, transmeton albinfo.ch.
Me këtë rast fondacioni, i vetëdishëm se anulimi i koncertit në fjalë do të shkaktojë një deficit që do të rrezikojë edhe vetë ekzistencën e shoqatës, i ka ofruar asaj mbështetje materiale. E kjo do të ishte: në rast të anulimit të koncertit në fjalë, NHTLZ mbulon pagesën e qirasë në “BBC Arena” për “Albanian Festival 2018”.
Siç ka shkruar albinfo.ch, Ambasada e Shqipërisë në Bernë, ashtu si dhe ajo e Kosovës, krerë të komunitetit shqiptar të këtushëm si dhe të bashkësive fetare shqiptare në Zvicër, kanë dënuar vendimin për pjesëmarrje të dy reperëve të përmendur, në përgjithësi. Por në veçanti ata kanë kundërshtuar që ata të marrin pjesë në një festival që mban emrin “Festivali shqiptar” (Albanian Festival).
Reperët “Kollegah” dhe “Farid Bang ”, me një këngë të tyre kanë vënë në lojë në mënyrë të vrazhdë viktimat e holokaustit. Konkretisht në këngën “0815” të albumit të tyre, reperët flasin për trupat e tyre se janë “më të definuar se ata të të burgosurve në Aushvic”, ndërsa në një tekst tjetër këndojnë, “unë po bëj një holokaust tjetër me molotov” e të ngjashme.
Dy të përmendurit kanë marrë pak ditë më parë çmimin kryesor që jepet në Gjermani për muzikë të popullarizuar “Echo”. Dhe pikërisht ky çmim është kontestuar me të madhe ndër muzicientët dhe mediat në Gjermani e më gjerë. Kontestimi ka shkuar aq larg sa që disa nga fituesit në kategoritë tjera, në shenjë proteste, e kanë refuzuar çmimin në fjalë.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër Për herë të parë në Zvicër kërkohet lejimi i vrasjes së rrëqebujve... -
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane











