Shkurt.ch
Gjithnjë e më shumë kredi të këqija në bankat evropiane
Në bilancet e tyre bankat evropiane gjithnjë e më shumë raportojnë për rritje të të ashtuquajturave kredi të këqija
Sipas një studimi të “PricewaterhouseCoopers” vitin e kaluar është raportuar për më shumë se 1000 miliardë euro borxhe, shlyerja e të cilave është e pasigurt. Sipas studimit, bëhet fjalë për pothuajse nëntë për qind më shumë se vitin e kaluar.
Më së keqi janë prekur bankat në Spanjë, Itali dhe Greqi.Studimi thotë se në Spanjë raportohet për 23 për qind në 136 miliardë euro, në Itali nga 37 për qind në 107 miliardë euro dhe në Greqi me gati 50 për qind në 40 miliardë euro.
Nga viti 2008 deri në vitin 2011 vëllimi i kredive që nuk janë paguar me kohë pothuajse është dyfishuar, thotë “PricewaterhouseCoopers”.
“Lajmi i keq vjen edhe nga zhvillimi jo i mirë ekonomik në Evropën Jugore që rezultoi në rritjen e kredive të këqija”, tha Markus Burghardt nga PwC.
Edhe bankat gjermane nuk kanë arritur të shpëtojnë nga kreditë e këqija. Fillimi i vitit 2012 goditi bankat me të paktën 4.3 miliardë euro në kredi të këqija…
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës













