E-Diaspora
15 shahistë amatorë, në “simultane” me mjeshtrin ndërkombëtar, Bedri Sadikun
Më rastin e vizitës në Vjenë të Mjeshtrit Ndërkombëtar në shah, Bedri Sadiku, Klubi i Shahut “Arbëria” organizoi një shah simultan (shah i përbashkët dhe njëkohësisht kundër më shumë kundërshtarëve), ku z. Sadiku u përball me 15 kundërshtarë, anëtarë të klubit dhe të tjerë
Nën organizimin e Klubit të Shahut “Austria Wien” dhe me mbështetjen e Federatës Vjeneze të Shahut, në datat 15 – 21 prill 2018, në ambientet e Federatës Vjeneze të Shahut, u mbajt turneu tradicional i radhës “Austria Open 2018”. Lojërat u zhvilluan sipas modelit zviceran, në kohëzgjatje prej 7 raundeve. Shahistët me këtë rast marrin edhe pikë (Elo) nacionale dhe internacionale.
Nga klubi shqiptar i shahut në Vjenë “Arbëria”, në këtë turne morën pjesë dy lojtarë, Anton Marku dhe Kadri Berbati. Në këtë turne mori pjesë edhe Mjeshtri Ndërkombëtar nga Kosova z. Bedri Sadiku. Nga 96 pjesëmarrësit nga shumë shtete të botës, ai arriti pas 7 raundeve të renditet në vendin e 4 me 5.5 pikë nga gjithsej 7 pikë të mundshme. Tani ai ka 2204 pikë (Elo).
Më rastin e vizitës në Vjenë të Mjeshtrit Ndërkombëtar në shah, Bedri Sadiku, Klubi i Shahut “Arbëria” organizoi një shah simultan (shah i përbashkët dhe njëkohësisht kundër më shumë kundërshtarëve), ku z. Sadiku u përball me 15 kundërshtarë, anëtarë të klubit dhe të tjerë. Ky turne argëtues u mbajt në restorantin “Kastaniengarten” me pronar Shpëtim Bujupin.
Turneun e hapi Anton Marku, sekretar i klubit, i cili tha se shahistët shqiptarë në Vjenë janë të nderuar që sot të kenë në mesin e tyre një ikonë të shahut kosovar, mjeshtrin ndërkombëtar z. Sadiku. Ai sqaroi rregullat e lojërave të sotme, kurse fill më pas, Sadiku mbajti një fjalë të shkurtër dhe tepër emocionale rreth jetës dhe aktiviteteve të tij, duke treguar se ndjehet shumë i gëzuar mes vendësve në Vjenë, të cilët i përgëzoi për aktivitetet dhe sukseset e klubit.
Në fund të gjithë u ndanë të gëzuar nga kjo pasdite argëtuese, kurse fitues doli shoqëria dhe shembulli i mirë i një bashkëorganizimi spontan dhe të bukur. Këtë aktivitet e sponzorizoi anëtari i klubit “Arbëria” Nexhat Veliu.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, flukset e investimeve nga Kosova kanë njohur... -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit













