Shkurt.ch
Lutja mbron nga Alzajmeri
Falja e rregullt e zbret për 50% rrezikun e vuajtjes nga sëmundja e Alzajmerit, konkludon një studim izraelit
Të falurit nuk është vetëm një akt i të besuarit, por edhe një gjest terapeutik. Në fakt, lutja e rregult ndikon në zbritjen për gjysmë të rrezikut nga zhvillimi i problemeve të memorjes ose nga sëmundja e Alzajmerit.
Ky është konkluzioni i një studimi i realizuar gjatë një periudhe dhjetëvjeçare në Izrael si dhe në SHBA. Studimi në fjalë ka filluar në vitin 2003, i cili ka përfshirë 892 arabë dhe izraelitë, mbi moshën 65 vjeç. Nga ky numër “60% e grave luteshin pesë herë në ditë, sikurse edhe e kërkon tradita myslimane, kurse 40% prej tyre luteshin në mënyrë të çrregullt”, shpjegon profesori Rivka Inzelberg nga Fakulteti i Mjekësisë në Tel Aviv, i cili e ka monitoruar hulumtimin.
Ai e shpjegon po ashtu faktin se nuk e kanë realizuar studimin te burrat e moshuar, ngase përqindja e atyre që nuk luteshin ishte vetëm 10%, përqindje kjo e ulët. Veç kësaj, gjasat e vuajtjes nga Alzeimeri te gratë janë dy herë më të larta se te burrat.
Në Zvicër, specialistët i marrin këto rezultate me rezerva, veçanërisht përgjegjësit e shoqatës Alzajmer Zvicër. Nga ana tjetër, Charles Morerod, Ipeshk i Ipeshkisë së Lozanës, Gjenevës dhe Friburg-ut, thotë se ky konstatim është pozitiv për kishën, por është i mendimit se më shumë ndikim ka fakti i të menduarit dhe ju lutjes në vete, edhe pse nuk ka dëm nga kjo e fundit.
Sipas profesorit Inzelberg, „është sigurisht aktiviteti intelektual që lidhet me lutjen, i cili mund të shërbejë si faktor mbrojtës që ngadalëson zhvillimin e sëmundjes.
Si metoda të parandalimit të Alzajmerit janë ushtrimi i memorjes, sepse kjo i mundëson trurit të jetë aktiv. Veç kësaj, ndikojnë po ashtu edhe ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik si dhe mbajtja e kontakteve shoqërore të ndryshme me rrethin.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











