Kosova
Haradinaj, pasdite, në katër interpelanca
Në seancën e sotme të Kuvendit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të ketë katër interpelanca, e po ashtu pritet edhe të votohen rekomandimet nga debati në lidhje me skandalin e mishit të prishur të ardhur nga Belgjika.
Kryeministri do të ketë interpelancë për reduktimet e furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë, e thirrur nga Vetëvendosja, për vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion eurosh për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës, e thirrur nga LDK-ja, për nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë për projektin e termocentralit “Kosova e Re”, e thirrur nga Grupi Parlamentar Deputetët e Pavarur, si dhe interpelanca në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë, e thirrur nga Vetëvendosja, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











