Shkurt.ch
Aeroporti i Cyrihut me më shumë profit
Aeroporti i Cyrihut ka fituar më shumë në gjysmën e parë të këtij viti. Profiti është rritur për 9.1 për qind në 80.2 milionë euro, derisa numri i pasagjerëve u rrit për 3.1 për qind.
Për tërë vitin 2012 aeroporti i Cyrihut llogarit në rritje të numrit të pasagjerëve për 2.5 për qind. Autoritetet e aeroportit kanë thënë se presin një rritje edhe të profitit prej 5 deri në 10 për qind.
Nga janari deri në qershor 11.8 milionë pasagjerë kanë shfrytëzuar aeroportin e Cyrihut, si destinacion për nisje apo transit në udhëtimet e tyre.
Po ashtu raportohet për rritje të numrit të lëvizjeve të aeroplanëve për 3.1 për qind në 133.873 aterrime dhe zbritje.
Megjithatë, në raportin e aeroportit më të madh në Zvicër thuhet se shpenzimet operative janë rritur për 4.1 për qind në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2011, kjo për shkak të infrastrukturës së re, si ndërtesa e re për kontroll të sigurisë etj.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Fushata kundër bujqësisë OMGJ mbledh 133,000 nënshkrime në Zvicër Një aleancë që qëndron pas një iniciative për të mbrojtur ushqimin zviceran nga organizmat e modifikuar... -
Çfarë duhet të dini rreth 225,000 vendeve të lira të punës në Zvicër -
Varfëria e “fshehur”, Bazeli kontakton drejtpërdrejt me nevojtarët -
Qiramarrësit e Gjenevës mund të kenë akses më të lehtë në pronësinë e pronës -
Hochdorf, Lucernë: 6 shtetas të Kosovës akuzohen për 161 vjedhje













