Shkurt.ch
4 miliardë nga tatimet e padeklaruara
Më shumë se 40 mijë procese penale janë proceduar në vitin 2010 dhe 2011 kundër evazionit fiskal.
Hetuesit e mashtruesve fiskalë në landet gjermane, dy vitet e fundit i kanë siguruar zyrës së fiskut gati katër miliardë euro. Sipas raportit të fundit mujor të Ministrisë federale të Financave, këto të ardhura nga tatimet shënuan 2,2 miliardë euro në 2011 dhe 1,7 miliardë euro në 2010, transmeton DW.
Numri i çështjeve të përfunduara ishte 35.592 në 2011 dhe 34.186 në 2010. Këtu nuk përfshihen të ardhurat fiskale shtesë pas vetë denoncimeve të mashtruesve fiskalë.Kontrollet e kryera nga hetuesit fiskalë në vitin 2010 çuan në hapjen e 25.437 procedurave penale, dhe në 16.119 procedurave në vitin 2011. Volumi i gjobave monetare në vitin 2011 u rrit në krahasim me 2010 nga 1, 7 milionë në 11,3 milionë euro.
Puna e hetuesve të evazionit fiskale është vënë në qendër të diskutimit publik për shkak të blerjes së CD-ve me të dhëna të atyre u shmangen tatimeve.
Landi Renani Veriore – Vestfali, që ka blerë tashmë disa herë CD me të dhëna bankare të klientëve gjermanë në bankat zvicerane, e konsideron këtë metodë një mjet efikas në luftën kundër kriminalitetit fiskal.
Qeveria gjermane nga ana e saj i refuzon bizneset me vjedhësit e të dhënave dhe kërkon ratifikimin e një marrëveshje fiskale me Zvicrën.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Fushata kundër bujqësisë OMGJ mbledh 133,000 nënshkrime në Zvicër Një aleancë që qëndron pas një iniciative për të mbrojtur ushqimin zviceran nga organizmat e modifikuar... -
Çfarë duhet të dini rreth 225,000 vendeve të lira të punës në Zvicër -
Varfëria e “fshehur”, Bazeli kontakton drejtpërdrejt me nevojtarët -
Qiramarrësit e Gjenevës mund të kenë akses më të lehtë në pronësinë e pronës -
Hochdorf, Lucernë: 6 shtetas të Kosovës akuzohen për 161 vjedhje











