Kosova
GDP kërkon debat parlamentar për kartonin e gjelbër
Grupi i Deputetëve të Pavarur kanë kërkuar debat parlamentar në lidhje me kartonin e gjelbër.
Ata thonë se Kosova është i vetmi vend në Evropë dhe në rajon, qytetarët e të cilës nuk gëzojnë te drejtën e kartonit të gjelbër. Këtë nismë ky grup parlamentar e ka deponuar në Kryesinë e Kuvendit, përcjell albinfo.ch.
“Për qytetarët e Kosovës mungesa e kartonit të gjelbër shkakton shpenzim të lartë për çdo udhëtim për në shtetet e Bashkimit Evropian. Edhe qytetarët tanë, që jetojnë jashtë vendit, ballafaqohen gjithashtu me shpenzime të dyfishta për polisa kufitare. Sigurimi i tyre nuk është i vlefshëm për shkak se Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Byrove për Kartonin e Gjelbër në Gjenevë. Sikur kjo çështje të ishte e rregulluar, mërgimtarët e Kosovës nuk do të detyroheshin të paguanin asnjë cent shtesë”, thuhet në arsyetim. Mërgimtarët deri më tani kanë paguar mbi 200 milionë euro ndërsa kanë përfituar jashtëzakonisht pak. “Polisa kufitare, respektivisht kartoni i gjelbër është bërë monopol i kompanive të ndryshme të sigurimeve”, thuhet në arsyetimin e GDP-së.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













