Lajme
Në Kosovë nis viti i ri shkollor
Rreth 36 mijë nxënës do të fillojnë mësimin në klasën e parë. Ata do të mësojnë nga abetarja unike
Që nga mëngjesi i ditës së hënë, nëpër të gjitha shkollat, fillore, të mesme dhe parashkollore të Kosovës filloi viti i ri shkollor. Në bankat shkollore do të ulën mbi 400 mijë nxënës kosovarë, prej tyre rreth 36 mijë do të fillojnë mësimin në klasën e parë, 295 mijë në shkollat fillore dhe rreth 106 mijë në shkollat e mesme.
Mësimdhënësit, pedagogët, nxënësit dhe drejtues të arsimit të Kosovës, përkitazi me këtë ditë i uroi kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Arsimit, Ramë Buja, duke premtuar kushte sa më të mira për punë dhe mësim.
“Qeveria e Republikës së Kosovës gjithnjë i ka kushtuar rëndësi të madhe sistemit të arsimit, ngritjes së cilësisë së edukimit dhe përmirësimit të kushteve të punës, si për personelin arsimor ashtu edhe për nxënësit”, thuhet në urimin e kryeministri Hashim Thaçi. Qeveria e Republikës së Kosovës, sipas tij, vazhdon ta ketë prioritet moedernizimin e edukimit, si njërin nga kushtet themelore për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë, duke e bërë që të rinjtë e Kosovës, sipas kryeministrit, të përgatiten denjësisht për konkurrencën e tregut të vlerave në rajon dhe më gjerë.
Gjithashtu edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka uruar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. “Ne tani po fillojmë vitin e ri shkollor, andaj shfrytëzoj rastin që t’iu them se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë të gjitha përgatitjet që ky vit shkollor të jetë me fillim të suksesshëm, vazhdimësi të suksesshme dhe me përfundim të suksesshëm”, thuhet në urimin e ministrit Ramë Buja.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës











