Kosova
Ahmeti thotë se prioritet do ta ketë Prishtinën
“Nuk besoj se do të ketë bllokadë në Kuvendin Komunal, madje parashoh diskutim të mirëfilltë”, ka thënë Ahmeti, i cili ka paralajmëruar marrëveshje koalicioni me Vetëvendosjen për ndarjen e pushtetit.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është zotuar se puna e tij në kryeqytet është prioritet karshi angazhimit të tij si kryetar i PSD-së. Ahmeti në një konferencë për media, një ditë pas marrjes së postit në PSD, tha se kjo parti tashmë është forcë parlamentare.
“Ne kemi 12 deputetë dhe udhëheqim me dy komuna, Prishtinën dhe Kamenicën, që na bëjnë një prej subjekteve kryesore në vend dhe do të luajmë një rol të rëndësishëm sidomos këtë vit që po diskutohen tema të mëdha”, theksoi ai. Duke folur për qeverisjen komunale, Ahmeti tha se është i kënaqur me punën e 3 drejtorëve të Vetëvendosjes, Nora Kelmendi, Yll Rugova dhe Arben Vitia.
“Nuk besoj se do të ketë bllokadë në Kuvendin Komunal, madje parashoh diskutim të mirëfilltë”, ka thënë Ahmeti, i cili ka paralajmëruar marrëveshje koalicioni me Vetëvendosjen për ndarjen e pushtetit. Sipas tij, nuk duhet të ketë luftë mes PSD-së dhe Vetëvendosjes, por të dyja bashkë duhet t’i luftojnë të këqijat në vend
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, flukset e investimeve nga Kosova kanë njohur... -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit












