KONKURS: Çmimi FIDES për Filantropi në Kosovë 2012

Forumi për Iniciativa Qytetare shpallë konkurs për dhënien e çmimit për filantropi në Kosovë. FIDES është çmimi i parë i këtij lloji i dhënë ndonjëherë dhe do të ndahet nga FIQ për të katërtin vit me radhë.

Çmimi FIDES simbolizon një mirënjohje të madhe për kompanitë dhe individit të cilët në mënyrë sistematike dhe të kujdesshme kanë përkrahur aktivitetet dhe projektet e interesit të përbashkët. Kompania fituese do të shërbej si model i suksesshëm dhe inspirues për të tjerët, duke lënë publikisht të kuptohet se si duhet të investohet për të mirën e komunitetit. Çmimi FIDES do t’i dhurohet edhe personit dhe biznesit nga diaspora të cilët në mënyrë të vazhdueshme kanë përkrahur aksionet jo-profitabile, organizatat apo grupet e organizuara shoqërore, të cilët në mënyrë efektive dhe të frytshme janë angazhuar në zgjidhjen e problemeve në shoqërinë tonë.

Populli i Kosovës, individë të ndryshëm, duke përfshirë edhe diasporën e Kosovës, kanë dhënë aq shumë për të mirën e përbashkët dhe kjo ndonjëherë është lënë në harresë. FIQ, në vitin 2009 filloi një traditë të re në shoqërinë tonë, atë të shprehjes së mirënjohjes publike për bizneset dhe individët të cilët dëshmuan angazhimin e tyre për rritjen e cilësisë së jetesës në Kosovë. 

Kategoritë e çmimit FIDES 2012 janë:

Kompanitë/ ndërmarrjet dhe individët mund të konkurrojnë për kategoritë në vijim:

• Çmimi FIDES për kontribut në nivel kombëtar

• Çmimi FIDES për kontribut në komunitetin lokal ku vepron kompania

• Çmimi FIDES për Filantropi “Anton Çetta” – çmimi për kontributin individual

• Çmimi FIDES për Filantropi “Diaspora” për individët dhe bizneset e disporës

• Çmimi FIDES për Mjedis

Çmimi

Fituesi i çmimit do të fitojë:

 Të drejtën të shfaqë shenjën zyrtare të Çmimit FIDES në të gjitha produktet e tyre, materialin promovues dhe dokumentet

 Një skulpturë të bërë enkas për këtë qëllim (një copë arti që simbolizon idenë e bamirësisë)

 Një certifikatë që shpjegon rëndësinë e Çmimit FIDES

Kërkesat për konkurrim

• Për këtë konkurs, aktivitetet e nominuara të kompanisë/ndërmarrjes, individit duhet të jenë të implementuara gjatë vitit 2012.

• Në konsiderim do të merren vetëm aplikacionet e kompletuara në mënyrë të rregullt, siç është përshkruar në formularin zyrtar të FIQ për aplikim (që mund të gjendet në faqen tonë të internetit: www.fiq-fci.org), dhe të cilat dërgohen para skadimit të afatit.

• Fituesit final do të shpallen gjatë ceremonisë së dhënies së Çmimit, më 5 Dhjetor 2012.

Si të aplikohet:

Aplikuesit potencial mund të aplikojnë:

– Online përmes faqes zyrtare të FIQ – www.fiq-fci.org

– Të shkarkojnë aplikacionin nga faqja zyrtare e FIQ www.fiq-fci.org ose

– Të pranojnë një formë të tillë përmes email-it

Forma e aplikimit duhet të plotësohet në tërësi dhe i gjithë materiali relevant (fotografitë, raportet, video materialet, materialet e printuara, etj.) duhet të jenë të bashkangjitura me formën e aplikimit.

Konkursi për aplikim është i hapur deri më 31 Tetor 2012. Kompanitë dhe individët që marrin pjesë në konkurs, mund të konkurrojnë vetë ose të nominohen nga të tjerët.

Vërejtje: Vendimi për fituesin e çmimit do të merret nga juria e pavarur në përputhje me kriteret e përcaktuara me kujdes. Për tu njoftuar lidhur me kriteret themelore të përzgjedhjes si dhe informata shtesë lidhur me procedurën dhe format e aplikimit vizitoni faqen zyrtare të FIQ – www.fiq-fci.org

Nëse keni nevojë për ndihmë ose keni ndonjë paqartësi në lidhje me plotësimin e këtij aplikacioni, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni përmes telefonit në nr. +381 38 24 86 77 dhe +386 43 733 454, ose adresës elektronike: [email protected]

Formularin e plotësuar dërgoni në: [email protected] ndërsa dokumentacionin përcjellës e dërgoni deri më 31 Tetor 2012 në këtë adresë:

Forumi për Iniciativa Qytetare, FIQ

Lagjja Aktash, rr.Rexhep Mala

10 000 Prishtinë, Kosovë

Për më shumë informata, si dhe lajmet më të reja në lidhje me shpërblimin mund t’i merrni në faqen zyrtare të internetit www.fiq-fci.org, ndërsa ceremoninë e ndarjes së Çmimit FIDES 2011 mund ta shikoni në: http://www.fiq-fci.org/?cid=1,82