Lajme
Kosova e Turqia, marrëveshje për tatimin e dyfishtë
Ministri kosovar Hamza dhe ai turk, Shimshek nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për shmangien e tatimit të dyfishtë
Ministri kosovar i financave, Bedri Hamza dhe homologu i tij turk, Mehmet Shimshek kanë nënshkruar të hënën në Prishtinë një memorandum bashkëpunimi me të cilin shmanget tatimi i dyfishtë dhe parandalohet evazionit fiskal. Kjo marrëveshje, siç u tha në një konferencë për media, do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2013.
“Nënshkruam marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë, që ka për qëllim tërheqjen e investitorëve dhe krijimin e kushteve të mira për bizneset e të dyja vendeve”, tha ministri Hamza, sipas të cilit, me Ankuan zyrtare kanë filluar negociatat edhe për marrëveshjen për tregti të lirë.
Marrëveshje e nënshkruar të hënën, siç u tha, do të reflektoj pozitivisht në tërheqjen e investitorëve turq si dhe në krijimin e lehtësirave për biznes të të dyja vendeve.
“Ne i stimulojmë firmat dhe afaristët turq që të vijnë në Kosovë dhe Kosovën ta shohin si një djep të investimeve për Evropën. Në saje të reformave që janë bërë nga qeveria, Kosova është shndërruar në një qendër të tërheqjes së vëmendjes së investitorëve”, tha ndërkaq, ministri turk i financave Mehmet Shimshek.
Ai po ashtu tha se vizita e delegacionit turk në Kosovë, realizohet në një ditë të rëndësishme për shtetin e ri, kur Kosova përmbyllë fazën e mbikqyrjes. Ministri Shimshek u takua edhe me përfaqësuesit e institucioneve të Kosvës, kryeministri Hashim Thaçi dhe presidenten Atifete Jahjaga.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës












