Lajme
Komisioni zviceran për migracion inspekton projektet në Kosovë
KFM do të vizitojë projekte të ndryshme dhe pastaj do të raportojë për funksionimin e tyre dhe për mundësitë e angazhimit të mëtutjeshëm
Në Prishtinë, më 14 shtator, arriti për vizitë disaditëshe delegacioni zviceran i Komisionit Federal për çështje të Migracionit (KFM). Qëllimi i vizitës është njohja me projektet e realizuara dhe ato në realizim që investohen nga shteti zviceran në fushën e migracionit.
Kështu, gjatë ditëve në vijim KFM do të vizitojë projekte të ndryshme dhe, natyrisht, pastaj do të raportojë për funksionimin e tyre dhe për mundësitë e angazhimit të mëtutjeshëm.
Dje në mesditë në aeroportin ushtarak në Gjakovë, në mesin e dhjetëra ushtarakëve, arriti delegacioni tetanëtarësh i Komisionit Federal për Migracion i udhëhequr nga kryetari i komisionit z. Walter Leimgruber. Delegacioni u prit nga zëvendësambasadori i Zvicrës në Kosovë, z. Christian Winter .
Pasdite delegacioni i KFM-së u prit nga Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim e Zvicrës (origj. DEZA) në Kosovë. Për shumësinë e projekteve të ralizuara gjer më tani, dhe për ato që janë në realizim e sipër informuan drejtori i DEZA-s z. Markus Baechler, zv.drejtori Christoph Lang dhe Merita Stavileci, zyrtare e DEZA-s.
Referuesit dhanë një pasqyrë të shkurtër të zhvillimeve politike, ekonomike e sociale në Kosovë, duke u ndalur më shumë në bashkëpunimin e Zvicrës me Kosovën dhe në projektet e realizuara.
Pas referimit pasoi një diskutim konstruktiv rreth projekteve të realizuara e sidomos për mundësinë e realizimit të projekteve që nxisin një bashkëpunim më të frytshëm të mërgatës kosovare në Zvicër.
(Nesër, intervista me kryetarin e komisionit, Walter Leimgruber)
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












