Lajme
Policia i vihet pas Sekiraqes
I shumëkërkuara Enver Sekiraqa thuhet se është i gatshëm të dorëzohet, por vetëm në duart e misionit të EULEX-it, sepse nuk iu beson policisë kosovare. Policia e Kosovës i është vë pas personit më të kërkuar të Kosovës së pasluftës, Enver Sekiraqes, i akuzuar për planifikim dhe ndikim në vrasjen e policit të Njësisë Speciale […]
I shumëkërkuara Enver Sekiraqa thuhet se është i gatshëm të dorëzohet, por vetëm në duart e misionit të EULEX-it, sepse nuk iu beson policisë kosovare.
Policia e Kosovës i është vë pas personit më të kërkuar të Kosovës së pasluftës, Enver Sekiraqes, i akuzuar për planifikim dhe ndikim në vrasjen e policit të Njësisë Speciale (ROSU, Triumf Riza. Policia e Kosovës tashmë ka krijuar një “Taske Forcë” për arrestimin e tij.
E përditshmja kosovare “express” thotë se Sekiraqa ndodhet në Kosovë dhe për këtë është e informuar edhe policia. Sipas kësaj të përditshme, Enver Sekiraqa është i gatshëm të dorëzohet, por vetëm në duart e misionit të EULEX-it, sepse nuk iu beson policisë kosovare.
Policia thuhet se ka angazhuar njësi të specializuara për arrestimin e tij, por deri tash kanë rezultuar pa sukses. Sekiraqa është parë duke frekuentuar disa vende në Prishtinë. Pas vrasjes së policit Riza, ai ishte arratisur në Irlandë, ndërsa institucionet e Kosovës e kishin të pamundur ekstradimin e tij.
Ndërkaq një vit më parë mediet raportuan se Enver Sekiraqa është parë në Mitrovicën e veriut, mirëpo edhe atëherë e patën të pamundur arrestimin e tij.
Pavarësisht këtyre përpjekjeve, ai mbetet njeriu më i kërkuar nga Policia e Kosovës. Ai akuzohet për ndikim në vrasjen e policit Triumf Riza, por edhe në një varg krimesh që i ka bërë në Kosovë, ai dhe klani i tij para dhe pas luftës.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












