Perspektiva e një praktikanti bujqësor
Vizita 1/3: Komisionit Federal për çështje të Migracionit (KFM) vizitoi fermën e Halil Zogaj
© Milazim Bytyçi sjell përvojën e punës nga një fermë në Zvicër në një të ngjashme në Kosovë
Rruga magjistrale Morinë – Merdare ka rastisur të bie ndërmjet vendbanimeve Tërpezë e Epërme dhe Tërpezë e Ulët të komunës së Malishevës. Banorët e këtushëm i gëzohen së tepërmi kësaj begatie, sepse kanë një infrastrukturë rrugore më të avancuarën në Kosovë. Ata, tashmë nuk kanë asnjë arsye që ta braktisin fshatin e tyre piktoresk, Tërpezën. “Edhe pse unë kam mundësi banimi edhe në Fushë Kosovë, mua më pëlqen të jetoj në Tërpezë”, thotë Halil Zogaj student i vitit të parë në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Se vërtet Halili është i lidhur për fshatin dëshmon fakti se ai ka tri vjet që ka investuar, bashkë me djalin e axhës, Samiun, në një fermë bagëtish në të cilën aktualisht kanë 72 krerë lopë, prej të cilave 68 janë lopë qumështore.
© albinfo.ch: Halil Zogaj (djathtas) me kryetarin e KFM-së (në mes) gjatë bisedës për ecurinë e fermës
Halili këto ditë ishte objekt vizite edhe i Komisionit Federal për çështje të Migracionit (KFM), ngase ishte pjesë e projektit të partneritetit për migracion që udhëhiqet nga Drejtoria për Zhvillim dhe Bahkëpunim e Zvicrës (origj. DEZA). Veç kësaj, Halili vitin e kaluar (2011) ishte përfitues i një praktike katërmujore në një fermë bujqësore në fshatin Therwil afër Bazelit. “Katër muaj punova në plantazhën e bujkut Hans Brunner. Aty kishte kryesisht dredhëza, por kultivohej edhe mjedra, kumbulla, pjeshka etj. Kishte edhe praktikantë tjerë nga Polonia, Ukraina e gjetkë. Ishte një përvojë e mirë e organizimit bujqësor. Punën e bëja më kënaqësi, për më tepër kur për çdo punë kishte pajisje përkatëse moderne. Dorën në zemër, veç një përvoje të mirë unë arrita që me veti në Kosovë t´i sjell edhe nja 3000 euro, të cilat i kam investuar në fermën time të lopëve. Natyrisht, më me kënaqësi do ta kisha bërë një praktikë në një fermë lopësh, por kësaj here nuk ishte e mundshme“, shprehet studenti i Bujqësisë dhe i Veterinës, Halil Zogaj nga Tërpeza e Malishevës me shpresë që në një rast tjetër t´i mundësohet praktika në një fermë lopësh në Zvicër.
Si u bëra pjesë e praktikës në Zvicër?
„Gjatë shkollës së mesme të bujqësisë, projekti “Swisscontact”, në vitin 2008 pati ndërtuar disa sera me qëllim që nxënësit të aftësohen edhe praktikisht për shkollimin e tyre. Edhe unë isha pjesë e kësaj praktike dhe në fund mora një certifikatë. Na u premtua se një grup do të shkonim për një praktikë edhe në Zvicër dhe nga 16 veta sa u përzgjodhëm, vetëm dy veta përfituam. Njëri prej tyre isha pra unë që pata fatin ta bëj edhe një praktikë në Zvicër“, shpreh gëzimin e tij Halil Zogaj.
© albinfo.ch: Ferma me 72 krerë lopësh në Tërpezë të Malishevës
Pas përfundimit të shkollës së mesme bujqësore, Halili as që ishte hamendur të studionte ndonjë drejtim tjetër. „Gjyshin e kam pasur bujk të mirëfilltë. Bile edhe emrin e tij e mbaj, kështu që sikur e kam një amanet të pashkruar që edhe unë të merrem me bujqësi. Kjo më jep edhe më shumë kurajo për studimet e mia në fushën e bujqësisë. Dhe, mendoj se kam filluar mbarë. Që tani jam bashkëpronar i një ferme prej 72 krerësh lopë, por që po ashtu në pronësi timen gjithashtu kam edhe një stallë tjetër ku bashkë me babin i kultivojmë 10 dema, 2 lopë qumështore dhe 6 mështjerra“.
Në planin afatgjatë Halili synon që ta themelojë një fermë më vete ku do të përcaktohet vetëm për prodhimin e mishit, kurse djali i axhës së tij, Samiu të merret me prodhimin e qumështit. Në këtë kontekst ai është tejet i interesuar për një mundësi bashkëpunimi me ndonjë fermë bagëtish në Zvicër. „Shpresoj që këtë dëshirë timen ta kenë parasysh edhe përgjegjësit e programit „Partneriteti për migracion“ dhe në një rast të volitshëm të ma mundësojnë që sërish të shkoj në Zvicër te një fermer bagëtish“, shprehet Halili.
Kosova ka ushqim të mjaftueshëm e të pastër për bagëti
Kohëve të fundit fusha të tëra kanë mbetur djerrina. Pronarët shpesh arsyetohen se nuk ka llogari të punohet toka, shkaku i shpenzimeve të larta që duhet për plehërimin dhe meliorimin e tokës punuese. Mirëpo këtë problem nuk e kanë Halili e Samiu. Përkundrazi në hyrje të stallës së tyre ata kanë bërë një bazën që grumbullon plehun, ujin dhe shtrojën e bagëtive, e cila pas një kohe merr formën e një plehu shumë të dobishëm me të cilin i spërkasin arat dhe livadhet. Prandaj ata kanë marrë tokë pune në shfrytëzim edhe jashtë rajonit ku jetojnë. Kështu sivjet kanë pasur rreth 80 ha të mbjellë me grurë dhe 30 ha me misër. Këto ditë ata po punojnë me të madhe në përgatitjen e silazhit nga misri për të pasur ushqim të mjaftueshëm për bagëtinë gjatë stinës së dimrit.
„Meqë nuk i lëshojmë bagëtinë që të kullosin në fushë, atyre u japim dy racione ushqim gjatë ditës; një në orën gjashtë të mëngjesit dhe një në orën 16 pasdite. Vetëm për një racion ne shpenzojmë 8 thasë koncentrat dhe kjo është goxha e kushtueshme, por nuk pendohemi, sepse lopët janë duke prodhuar qumësht cilësor me përmbajtje të yndyrës prej 3.8 – 4.2 %. Ne kemi një kontratë me fabrikën e përpunimit të qumështit „Vita“ nga Peja. Prandaj edhe çmimi i qumështit për një litër 0.38-0.40 € është me leverdi. Ne kemi pajisje moderne për mjeljen e lopëve. Në blerjen e këtyre pajisjeve na ka ndihmuar me 50% ndërmarrja e pajisjeve për qumësht „Agroschweiz“. Gjatë ditës lopët e fermës sonë prodhojnë 700-800 litra, dhe kjo është e mjaftueshme për nivelin aktual të lopëve, të blera nëpër tregje të ndryshme të Kosovës dhe rajonit.
Ferma si gjeneruese e disa vendeve të punës
Natyrisht, i gjithë ky projekt me këtë fermë është edhe një gjenerues i disa vendeve të punës. Aktualisht këtu jemi të punësuar 5 veta. Në mesin e të punësuarve është edhe Milazim Bytyçi i cili ka një përvojë 15-vjeçare në një fermë bagëtish në Zvicër.
„Kam punuar 15 vjet në të zezë në Zvicër. Para 8 muajsh autoritetet zvicerane më kanë kthyer në Kosovë. Falë përvojës që e kam fituar atje në një fermë bagëtish, pas kthimit tim në Kosovë kam gjetur punë menjëherë. Tani kam një pagë prej 500 eurosh, plus shpenzimet e udhëtimit. Punoj njësoj si në Zvicër, pra nga mëngjesi deri në mbrëmje, por natyrisht me kushte më të vështira pune, ngase mungojnë pajisjet. „T´ju them të drejtën më ka marrë malli që të kem ujë të ngrohët e t´i pastroj lopët sikur në Zvicër. Me ujë të ftohtë nuk guxon të lahet lopa, sepse i prishet qumështi në gji. Unë merrem edhe me shëndetin tyre. Zakonisht bagëtia kontrollohet nga veterineri, por unë u ndihmoj lopëve gjatë lindjes, pastaj vetë ua jap edhe vaksinat. Këtë punë e kam bërë edhe në Zvicër”, thotë Milazimi.
Foto galeri
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus Më shumë se shtatë muaj pas arrestimit të tij në kantonin Thurgau, një person i dyshuar... -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë -
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër -
“Monedhat më të vjetra” të Zvicrës gjenden pranë një moçali -
Partitë e qendrës së djathtë janë të ndara mbi iniciativën e neutralitetit











