“4Kultour”, me muzikë kundër paragjykimeve
Rok bendi nga Prishtina "The Glasses" dhe ai zviceran-shqiptar "Who`s Electra" nga Lucerni, marrin pjesë në festival
Më 28 dhe 29 shtator në Lucern mbahet festivali “4Kultour”, në të cilin prezantohet muzikë zhanresh të ndryshme, e luajtur nga bende që kryesisht përbëhen nga të huajt. Në mesin e këtyre grupeve, njëri vjen nga Prishtina dhe ai quhet “The Glasses”.
Ndërsa një rok bend, i përbërë nga dy shqiptarë dhe një zviceran, bendi i ri e i suksesshëm “Who`s Electra” nga Lucerni do të jetë po ashtu në program.
Nga Indie Rock nëpër HipHop e deri në Balkan Beats – çdo gjë është brenda kësaj përzgjedhjeje.
Në grupin që organizon këtë festival bën pjesë edhe shqiptarja nga Lucerni, Rozë Berisha.
“Çfarë ka më të vlefshme se sa takimet ndërnjerëzore? Dhe cila gjuhë është më ndërkombëtare se muzika”, pyet organizatori në prezantimin e këtij festivali.
Përgjigja është: 7 bende të mrekullueshmedhe një DJ do ta bëjnë të paharrueshme fundjavën e ardhshme: Who`s Electra, The Glasses, Babaroga, B-Pray, Ajam band, Esrare Deyir, Suma, Covjek Orkestar dhe DJ Em!na.
Festivali 4Kultour është një projekt jopërfitues dhe ka për qëllim të mundësojë këmbimin ndërkulturor. Ai udhëhiqet dhe realizohet nga një grup të rinjsh të dhënë pas kulturës dhe muzikës. Ata i kanë vënë vetes si synim që të sjellin në skenë drejtime të ndryshme muzikore dhe t`ua ofrojnë mundësinë e ngjitjes në skenë bendeve origjinale e inovative.
Shkëmbimi i drejtpërdrejtë dhe spontan dhe përjetimi i përbashkët i një koncerti na lidh mes vete dhe e nxit përbashkësinë në shoqëri, duke bërë kështu rrënimin e paragjykimeve.
Ne organizatorët angazhohemi në mënyrë vullnetare pasi që ne besojmë se mirëkuptimi më i gjerë kulturor është i mundshëm vetëm përmes përvojave të përbashkëta.
Publiku i synuar i këtij festivali janë njerëzit me prejardhje të ndryshme dhe me status social të ndryshëm. Në pasditen e të shtunës, aktiviteti fokusohet në familjet dhe fëmijët ndërsa në dy mbrëmjet lejohet hyrja për të rinjtë nga mosha 16 vjeçare.
Festivali mbahet më 28 dhe 29 shtator (e premte dhe e shtunë) në Treibhaus Luzern, me fillim në orën 21.00.
INFO: Medienmitteilung Festival 4Kultour.pdf4KULTUR-Flyer jpg.pdf
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus Më shumë se shtatë muaj pas arrestimit të tij në kantonin Thurgau, një person i dyshuar... -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë -
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër -
“Monedhat më të vjetra” të Zvicrës gjenden pranë një moçali -
Partitë e qendrës së djathtë janë të ndara mbi iniciativën e neutralitetit










