Bota
Pasaportat më të fuqishme: Japonia në vendin e parë
Në vendin e pestë janë Belgjika, Kanada, Danimarka, Irlanda dhe Zvicra, ku qytetarët e saj mund të udhëtojnë në 185 vende
Sipas raportit të “Henley Passport Index”, Japonia ka pasaportën më të fuqishme në botë pasi përdoruesit e sa mund të udhëtojnë në 189 vende të botës.
Renditja bazohet në të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), i cili mban bazën më të madhe dhe më të saktë të të dhënave të udhëtimit në botë.
Në vendin e dytë radhitet pasaporta e Gjermanisë dhe e Singaporit, poseduesit e të cilave mund të udhëtojnë në 188 vende të botës.
Më pas vijnë Finlanda, Franca, Italia, Koreja e Jugut, Spanja dhe Suedia të radhitura në vendin e tretë. Mbajtësit e pasaportave të këtyre vendeve mund të udhëtojnë në 187 vende të botës, përcjell albinfo.ch.
Në vendin e katërt, sipas “Henley Passport Index” janë radhitur ShBA-ja, Britania e Madhe, Portugalia, Austria, Luksemburgu, Holanda dhe Norvegjia. Poseduesit e këtyre pasaportave mund të udhëtojnë në 186 vende të botës.
Në vendin e pestë janë Belgjika, Kanada, Danimarka, Irlanda dhe Zvicra, ku qytetarët e saj mund të udhëtojnë në 185 vende.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor më së larti radhitet Serbia, në vendin e 36, me pasaportën e të cilës mund të udhëtohet në 130 vende. Pas Serbisë vjen Maqedonia e cila është radhitur në vendin e 41. Mbajtësit e pasaportës së Maqedonisë mund të udhëtojnë në 125 vende.
Mali i Zi vjen i 43-i në listë. Me pasaportën e të cilit mund të udhëtohet në 123 vende. Në pozitën e 47, është emri i Bosnje dhe Hercegovinës, me mbajtësit e kësaj pasaporte që mund të udhëtojnë në 118 vende.
Në pozitën e parafundit nga vendet e Ballkanit Perëndimor është Shqipëria, e cila në bazë të “Henley Passport Index” është radhitur në vendin e 48. Poseduesit e pasaportës së Shqipërisë mund të udhëtojnë në 114 vende të botës.
Kosova është e fundit nga vendet e Ballkanit Perëndimor në këtë listë. Kosova është e radhitur në pozitën e 91 nga 100 pozita sa janë gjithsej në këtë listë. Mbajtësit e pasaportës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në 44 vende të botës.
https://www.henleyglobal.com/files/download/HPI2018/PI%202018%20INFOGRAPHS%20GLOBAL%20180518.pdf
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej












