E-Diaspora
Festë e madhe kulturore dhe sportive në Spreitenbach
Më 27 Maj 2018, në Spreitenbah të Kantonit të Aargaut, nxënësit e shkollave shqipe ku punojnë mësuesit e dalluar Qefsere e Vaxhid Sejdiu dhe Gani Shala morën pjesë në garën sportive, në turnirin e futbollit “SPREITENBACH 2018”
Të dielën, më 27 Maj 2018, në fushën e sportit në Spreitenbach AG të Zvicrës, nxënësit e shkollave shqipe të Kantonit të Aargaut dhe të Kantonit të St. Gallenit, morën pjesë në turnirin e Futbollit “SPREITENBACH 2018”. Bashkë me ta ishte edhe shpresa e futbollit kombëtar Taulant Seferi, i cili e ka dëshmuar veten si lojtar cilësor në Zvicër dhe në fanellën kombëtare të Shqipërisë.
Ai në fund shpërndau medaljet për të gjithë nxënësit e shkollë shqipe pjesëmarrës në turnir si dhe kupat për ekipet fituese. Turniri filloi në ora 11:00 dhe përfundoi aty kah ora 16:30.
Pamje nga ndeshja “Kosova” (Spreitenbach) dhe “Flamurtari” (Gosau)
Me pjesëmarrjen e tyre dëshmuan se përveç që janë nxënës të mirë në shkollën shqipe, që e duan dhe e ruajnë me përkushtim gjuhën dhe kulturën shqiptare janë edhe sportist të dalluar nxënësit e pikave shkollore ( të mësuesve Qefsere dhe Vaxhid Sejdiu) të Shpreitenbahut, Nojenhofit, Brugit, Birrit, Flumsit, Melsit, Ucnahit, Afolternit dhe nxënësit e shkollës shqipe të mësuesit Gani Shala të Gosaut SG. Vlen të përmendet se përveç nxënësve të Kantonit të Argaut të cilët vendin e garës e kishin më afër, ata të kantonit të St. Gallenit (nxënësit e Gosaut, Flumsit, Ucnahit, Melsit) udhëtuan edhe nga 2 orë për të marrë pjesë në turnirin në fjalë.
Nxënësit pjesëmarrës duke pritur ndarjen e medaljeve dhe shpalljen e fituesve
Ekipet ishin formuar në bazë të pikave shkollore duke u pagëzuar me emra shqip si, Skënderbeu (nxënësit e shkollë shqipe të Birrit), Kosova (të Shprajtenbahut), “ Flamurtari” ( të Gosaut), “Plisat” (të Afoltern am Albis), “Suhareka” (të Brugit), “Kuq e zi” të (Ucnahit), “Albania” të Nojenhofit dhe “Ilirida” të Flumsit dhe të Melsit.
Vendin e parë e morën nxënësit e shkollës shqipe të Brugit, të dytin ata të Birrit dhe vendin tretë nxënësit e shkollës shqipe të Shprajtenbahut. Golashënuesi më i mirë u shpall nxënësja e klasës së shtatë Alketa Miftari me 7 gola të shënuar dhe portieri më i mirë po ashtu nxënës i pikës shkollore të Birrit, Besar Miftari. Ekipi më i ri u shpall, ai i Flumsit duke marrë një dhuratë simbolike.
Ekipi “Skënderbeu”, nxënësit e shkollës shqipe të Birrit, zunë vendin e dytë
Sa i përket organizimit çdo gjë ishte bërë gati me kohë, në këtë drejtim një meritë e veçantë u takon prindërve: Ekrem Sulejmanit, Avni Hasanit, Sadik Kadriut, Elvis Kaliqit, Shpend Limonit, Besnik Zeqirit, Anton Nue, Mentor Selimit, Remzi Kastratit, Rexhep Rexhepit, Zelfi Abazit, Rijad Ajetit, Bashkim Hasanit, Driton Dervishit etj., të cilët pjesën teknike e kryen në mënyrë të shkëlqyeshme. Po ashtu një falënderim i veçantë shkon për përfaqësuesit e Komunës dhe Drejtorisë së shkollës në Spreitenbach, znj. Düring dhe znj. Courting të cilët na ndihmuan pa rezervë në organizimin sa më të mirë të turnirit.
Talant Seferi shpall fituesit nxënësit e shkollës shqipe të Bruggut, të cilët zunë vendin e parë në turnirin “Spreitenbach 2018”
Dhe fare në fund në emër të nxënësve të shkollave shqipe, lojtarit të kombëtare shqiptare Taulant Seferit, mësuesi i shkollës shqipe z. Vaxhid Sejdiu i dhuroi një dhuratë simbolike në shenjë kujtimi dhe respekti duke i dëshiruar në emër të nxënësve dhe prindërve duke i dëshiruar suksese në karrierën e tij sportive.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord
















