Sport

Fifa shtyn për dhjetor vendimin për kombëtaren kosovare

Kryetari i Fifa-s Sepp Blatter ka theksuar se në konferencën e mbajtur të komitetit Ekzekutiv gjatë këtyre ditëve janë sjellë mbi 15 vendime.Ai ka nënvizuar se në futboll janë duke shkuar keq disa gjëra, në vende të ndryshme. Ai ka përmendur me këtë rast disa eksese që kanë ndodhur së fundi në fushë dhe jashtë fushës së futbollit.

AI ka folur për një reformë të punës së Fifa-s të miratuar në vitin e kaluar dhe që është intensifikuar më shumë. Po ashtu dy dhomat e etikës të themeluara kohë më parë janë duke punuar, pavarësisht nga ne. 

Kemi vënë një objektiv për revizionin e statutit dhe është duke u punuar rreth kësaj. Në kongresin që do të mbahet në vitin 2013 do të miratohet statuti i ri i Fifa-s.

Po rrjedhin po ashtu edhe përgatitjet për Kampionastin Botëror të vitit 2020 që mbahet në Rusi.

Komisioni për ekipet nacionale po punon në problemet që lidhen me piolitikë, të disa kombëtareve në Afrikë. 

Kemi biseduar edhe për lejimin e kombëtares së Kosovës për të luajtur ndeshje miqësore me anëtarët e Fifa-s por është vendosur që vendimi të shtyhet për mbledhjen e Komitetit të Fifa-s që do të mbahet në Tokio në muajin dhjetor, ka thënë kryetari i Fifa-s, Sepp Blatter.

Më tutje Blatter ka kërkuar solidaritet dhe ndihmë nga të gjithë për të eliminuar parregullsitë kudo që ndodhin në botën e futbollit dhe kurdisjet e ndeshjeve. Ai ka theksuar se në nje botë ku futboll luajnë më shumë se 300 milionë njerëz, përgjegjësia e dreejtuesve të futbollit është shumë e madhe.

Blatter ka lutur po ashtu që Fifa në perceptimin publik të mos identifikohet me korrupsionin dhe të mos quhet organizatë mafioze. Ai është përpjekur të sigurojë se gjithçka po punohet për të mirën e futbollit në botë.