Integrimi
Shqiptari ua tregon kinezëve bukuritë e Zvicrës
Alpet e Zvicrës, qendrat urbane, festivalet e ndryshme dhe shumë gjëra të tjera e bëjnë Zvicrën një vend të veçantë për turistët. Bukuritë natyrore, të cilat mund të thuhet se janë ndër më të bukurat në botë, Zvicrës i kanë sjellë shumë atraksione, ku edhe numri i turistëve të huaj për çdo vit po rritet.
Tashmë për zhvillimin e këtij sektori po kontribuojnë edhe shqiptarët, jo vetëm duke shërbyer nëpër restorante dhe hotele, por edhe duke ua treguar turistëve të huaj atraksionet turistike që ka Zvicra. Bëhet fjalë për „Hello Travell“, kompani turistike e cila është në menaxhim të shqiptarit nga Kosova.
Kjo kompani turistike operon që nga viti 2000 në Zvicër dhe kryesisht merr oferta nga kompanitë e njohura të turizmit, si ETA dhe KUONI. Shefi i „Hello Travell“, Dashnor Ukaj, thotë për albinfo.ch të jenë të parët që merren me zhvillimin e turizmit në Zvicër. „Nuk bëhet turizëm vetëm me aranzhimin dhe shitjen e biletave me aeroplan dhe autobus, por shqiptarët janë të njohur edhe me organizimin e paketave turistike edhe në Zvicër, këtë më së miri e dëshmon „Hello Travell“, tha Ukaj.
5 autobusë të „Hello Travell“ qarkullojnë plot me turistë të huaj nëpër qytete dhe qendra të ndryshme turistike në Zvicër. Gjatë sezonit, gjatë muajve maj deri në tetor, me autobusët e kësaj kompanie turistike shqiptare turistët e huaj vizitojnë qytete zvicerane me atraksionet më të njohura turistike.
Zvicra ka përfituar turistë nga e tërë bota, por në veçanti më të shumtë janë ata nga vendet aziatike, si Kina, Japonia etj. „Vit pas viti ka rritje të turistëve të huaj që marrin si destinacion turistik shtetin helvetik. Numrin e madh të tyre e përbëjnë kinezët“, bën të ditur shefi i „Hello Travell“.
Shqiptari nga Prizreni nuk heziton të flasë edhe për çmimet e shërbimeve turistike që u ofrohen turistëve të huaj. Një paketë turistike në hotele me 4 yje, duke përfshirë vizitat ditore në vendet më të rëndësishme të turizmit sillen deri në 220 sfr, duke përjashtur udhëtimin me aeroplan. Promotorët shqiptarë të turizmit në Zvicër zbulojnë edhe vendet të cilat vizitohen më së shumti nga turistët e huaj me aranzhimin e tyre turistik.
Qyteti më i vizituar është Lucerni
„Turistët e huaj nuk e braktisin Zvicrën pa e vizituar qytetin e vjetër të Lucernit“, thotë Ukaj. Po ashtu Interlaken, siç quhet edhe „qyteti i vogël“ i hoteleve apo „kryeqyteti i bjeshkëve“ në Zvicër është atraksion tjetër për vizitorët e huaj. Turistët zakonisht vizitojnë vendet malore, përfshirë këtu atraksionin turistik „Jungfrau“ që është në një lartësi prej 3500 metrash. Vizitohen më pas edhe OKB-ja në Gjenevë, Muzeumi Olimpik në Llozanë, Parlamenti në Bernë etj.
Përvojën me turizmin në Zvicër menaxherët e „Hello Travell“ kanë premtuar se do ta bartin edhe në vendet e Ballkanit. Gjatë këtij bashkëbisedimi me albinfo.ch, Dashnor Ukaj thotë se po punojnë fillimisht me partnerët zviceranë në një projekt turistik në Kosovë dhe Shqipëri, ndërsa do të zgjerohen prej 1 nëntorit edhe në Turqi dhe Egjipt.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej












